Bota

Rekord rastesh të reja me Covid-19/ Në Indi infektohen 12.881 persona brenda 24 orëve të fundit

18 Qershor 2020, 09:14 Nga DOSJA
Rekord rastesh të reja me Covid-19/ Në Indi infektohen 12.881 persona

INDI – Në Indi rastet e reja me Covid-19 sa vijnë dhe shtohen ditë pas dite.  Sikurse po ndodh edhe më Brazilin, në Indi bilanci ditor i rasteve të reja me koronavirus është teje i lartë.

Në 24 orët e fundit India ka konfirmuar bilancin më të lartë të pandemisë deri më tani, ku thuhet se të paktën 12.881 pacientë janë regjistruar me Covid-19. Në këtë mënyrë me këtë rritje ditore,  numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga ky virus vdekjeprurës  ka shkuar në  368,389 raste. Ndërsa numri i viktimave në 24 orët e fundit  është 334, duke e çuar numrin total të të vdekurëve në 12.237.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Indi kjo shifër ditore është një rekord që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.

Ndërkohë nga koronavirusi në Indi është prekur edhe  ministri i shëndetësisë Satyendar Jain, në Delhi, ku testi për Covid-19 i rezultoi pozitiv. Mësohet se ai kishte pasur probleme me  frymëmarrjen dhe kishte temperaturë të lartë  nga e hëna e kësaj jave.

Pavarësisht se  numri i të infektuarve sa vjen dhe rritet çdo ditë, Qeveria e Indisë ka lehtësuar  masat e vendosura kundër frenimit të pandemisë. Me këtë rritje të ndjeshme të rasteve dhe viktimave,  India renditet si vendi i katërt në botë më i goditur nga Covid-19.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne indi koronavirusi ne indi

Sondazh

Poll