Bota

Covid-19 gjunjëzon Brazilin/ Me mbi 32 mijë raste të reja brenda 24 orëve të fundit, numri i të sëmurëve shkon afro 1 mi

18 Qershor 2020, 07:35 Nga DOSJA
Covid-19 gjunjëzon Brazilin/ Me mbi 32 mijë raste të reja brenda

BRAZIL– Brazili është vendi i dytë në botë më i goditur nga koronavirusi, që prej fillimit të shpërthimit.  Ndërkohë që në këtë vend çdo janë konfirmuar mbi 20  mijë raste të reja dhe mijëra të vdekur, tashmë numri i përgjithshëm i rasteve pacientëve të infektuar ka shkuar në 960,309, afro 1  milionë të infektuar që prej fillimit të pandemisë.

Kjo pasi edhe ditën e sotme janë konfirmuar 32.198 raste të reja nga Ministria e Shëndetësisë  në Brazil.

Ndërkohë në 24 orët e fundit  janë regjistruar të paktën  1.269 viktima duke e çuar në 46,665 numrin total të të vdekurëve nga koronavirusi në Brazil.

Vendi po përballet me një luftë të ashpër prej muajsh tashmë, ku ende nuk është gjetur një zgjidhje për uljen e numrit të të infektuarëve dhe viktimave, pasi në mbarë botën pavarësisht punës së eksperteve për një vaksinë kundër Covid-19, akoma nuk është krijuar një e tillë.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne brazil koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll