Bota

Qëlloi për vdekje 27-vjeçarin me ngjyrë, mbi oficerin e policisë rëndojnë 11 akuza

18 Qershor 2020, 07:02 Nga DOSJA
Qëlloi për vdekje 27-vjeçarin me ngjyrë, mbi oficerin

SHBA– Rayshard Brooks, një 27-vjeçar me ngjyrë që u qëllua për vdekje me armë zjarri nga policia, është bërë një rast i ri i dhunës dhe krimit ndaj njeërëzve  me ngjyrë pak ditë pasi SHBA për 3 javë me rradhë protestoi masivisht për vrasjen e George Floyd.

Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se oficeri i policisë që qëlloi dhe vrau me armë zjarri 27-vjeçarin amerikan me ngjyrë do të akuzohet për sulm dhe vrasje.

Oficeri i cili qëlloi pas shpine amerikanin me ngjyrë, Rayshard Brooks, quhet Garrett Rolfe,

Sipas zyrtarëve amerikanë, është bërë me dije se Garrett Rolfe, i cili tashmë është pezulluar nga puna do të përballet me 11 akuza që lidhen me vdekjen e e Rayshard Brooks. Ndërsa oficeri tjetër që ishte në vendngjarje, Devin Brosnan, planifikon të dëshmojë si dëshmitar këtë ngjarje tragjike.

Ndërkohë që kjo ngjarje pothuajse e njëjtë ka ndodhur pas protestave për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd, ligjvënësit në SHBA aktualisht po debatojnë për reformën e policisë në Amerikë.

Në SHBA kohët e fundit janë shtuar shumë rastet e sulmit dhe krimit nga ana e policisë ndaj njerëzve me ngjyrë. Kujtojmë se më 25  maj u vra barbarisht 46-vjeçari me ngjyrë George Floyd, nga 4 policë që i vendosën  gjunjtë mbi trup dhe në fyt derisa i morën jetën. E vetëm pak ditë pasi në SHBA u mbajtën protesta masive për vrasjen e Floyd, në Atlanta u vra po nga një polic i  bardhë, 27-vjeçari me ngjyrë Rayshard Brooks.

Burimi:  WSJ

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota garrett rolfe rayshard brooks garrett rolfe rayshard brooks

Sondazh

Poll