Politike

KRIMI&REFORMA në Kuvend/ Zgjedhorja në fije të perit! Rama mesazh të prerë Bashës: Hiqni dorë nga shantazhet me Peç

18 Qershor 2020, 06:09 Nga DOSJA
KRIMI&REFORMA në Kuvend/ Zgjedhorja në fije të perit! Rama

TIRANË- Marrëveshja për Reformën Zgjedhore është në fije të perit! Kryeministri Edi Rama u kujdes që ta theksonte sot në Parlament se Partia Socialiste ka interesat e saj politike dhe nuk do të pranojë “teka të tjera” nga opozita. “Ne s’jemi noterë të çdo teke që të vendosim në çdo kohë.”,-tha Rama. 

Rama u shpreh se ka dy vite që i bën thirrje opozitës që të ulet për Reformën Zgjedhore në mënyrë që të realizoheshin të gjitha rekomandimet. “PD zgjodhi rrugën”, tha ai, dhe “sot u kujtua që ishte mirë ashtu siç ishte”.

Përgjigjet i dha pasi u pyet nga deputetja Rudina Hajdari, e cila e nisi fjalën e saj me shprehjen e ndjesive pas shkarkimit të të ëmës, Fatmirës si gjyqtare nga KPK. Hajdari tha se i janë lëshuar si ujqër, por megjithëse e ëma iu shkarkua për problemet me pasurinë, ajo sërish ka besim tek Reforma në Drejtësi.

Më tej, Hajdari tha se Rama dhe Basha kanë rënë dakord për të bashkëpunuar, teksa zbuloi se i vetmi problem i Partisë Demokratike në Këshillin Politik ka qenë tenderi për identifikimin biometrikë. Ajo tha se Rama e Basha duhet të pranojnë që janë të dy diktatorë. Por ky deklarim i Hajdarit, gjeti përgjigjen e Ramës i cili i “shkeli” syrin rivalit të tij politik, kur tha se ky do të ishte një “zhvillim demokratik” për Shqipërinë.

Rama foli edhe për dallimin midis qeverisë së tij dhe asaj të mëparshme dhe tha se krimi në vend është ulur, ndërsa besimi tek policia është rritur. Një shigjetim indirekt e bëri edhe për ish-ministrin Saimir Tahiri, kur tha se vetëm 3-4 vitet e fundit, policia i ka zbuluar dhe kapur autorët e shumë ngjarjeve kriminale duke ‘zhbërë’ punën e mëparshme. 

E sikletshme ishte seanca për ministrin e Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj i cili u gjend para deputetit Halit Valteri, i cili e akuzoi se nuk ka bërë punën dhe se policia e prokuroria nuk kanë sekuestruar kamerat e sigurisë që zbulojnë autorët e atentatit të prokurorit Arjan Ndoja.

Deputeti nxorri edhe pamje nga vrasja për të cilat tha se janë të papublikuara më parë. (Pa përfunduar seanca, ai u thirr në SPAK për të dorëzuar pamjet filmike). Lleshaj tha se kjo nuk është puna e tij dhe se nuk merret me raste konkrete. Në krah i doli edhe kryeministri i cili tha se “ministri nuk është polic, as hetues”. 

Sot në seancë gjithashtu, pritet që Këshilli i Ministrave të publikojë dhe raportin për ecurinë e integrimit të Shqipërisë në BE.  Në seancë ishte dhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili ka raportuar mbi ecurinë e punës nga institucioni që drejton për punën e bërë gjatë vitit të kaluar.

Gjithashtu në punimet e sotme, Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar sot tre dekrete të tjera të Presidentit Ilir Meta. Shumica ka votuar kundër dekreteve të Metës për “Për aktivitetet e turizmit detar”, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” dhe “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”.

Ndërsa janë miratuar edhe ndryshimet e bëra në Kodin Penal për pandeminë e koronavirusit, të cilat u dakordësuan edhe nga kreu i shtetit.

(F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike interpelanca me lleshajn seance plenare 18 qershor 2020 interpelanca me lleshajn seance plenare 18 qershor 2020

Sondazh

Poll