Politike

Lleshaj i përgjigjet opozitës: Ka ulje galopante të krimit në vend, kujdes me referenca ka mediat sepse disa prej tyre zotë

18 Qershor 2020, 08:32 Nga DOSJA
Lleshaj i përgjigjet opozitës: Ka ulje galopante të krimit

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i është përgjigjur deputetit Halit Valteri në interpelancë. Në fjalën e tij, Lleshaj tha se realiteti që treoi deputeti nuk ekziston dhe në Shqipëri ka ulje galopante të krimit. Më tej ministri i tha deputetit që ai duhet të kishte referenca të sakta dhe të mos degjonte vetëm mediat, pasi sipas tij Shqipëria aty është e vizatuar keq.


“Ju flisni për rritje galopante të krimit. Për rritje galopante të krimit. Por dua tu them se të gjitha këto që thoni janë hamendësime dhe mund tu them që janë të pavërteta galopand. Por për ti përgjigjur parafolësur që ishte patetik dhe patriotik. Situata që paraqisni ju nuk ekziston. Ju thoni që ka rritje galopante të krimit në Shqipëri, jo o re zotëri jo, e keni gabim. Ka ulje galopante të krimit në Shqipëri, doni apo nuk doni ju.

Ju nuk keni shifra, po u referoheni mediave në vend. Nëse do u referoheni disa mediave ju duhet të vinit me antitank në Kuvend, ose mos të vinit fare se mund të vriteshit. Ju duhet të keni kujdes me referimet e mediave, pasi sot kushdo ka një media, pasi të gjithë kanë akses në Kuvend.  Media në Shqipëri ka dhe krimi. Krimi në vend zotëron media që punojnë për të dhe prandaj u them të keni kujdes. Shqipëria nuk është aq e errët sa vizatohet”, tha Lleshaj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike interpelance me lleshaj sander lleshaj seance plenare 18 qershor 2020 interpelance me lleshaj sander lleshaj seance plenare 18 qershor 2020

Sondazh

Poll