Akuzat për Sorecën, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme në BE: Të pabaza, po bën punë të mirë me Reformën Zgjedhore
18 Qershor 2020, 07:17Nga DOSJA
BRUKSEL- Zëdhënësi i Ministrisë së Jashmte në Bashkimin Evropian, Peter Stano, ka reaguar në lidhje me akuzat se Luigi Soreca dezinformon unionin për arritjet e Shqipërisë. Në një reagim në mediat sociale, Stano ka hedhur poshtë akuzat dhe shprehet se Soreca po bën gjënë e duhur.
Sipas tij puna e delegacionit të BE ne Shqipëri dhe për Reformën Zgjedhore është shumë e mirë dhe po sjell Shqipërinë më afër BE-së.
“Akuzat në disa media për pikëpyetjet e punës së BE-së në Shqipëri janë të pabaza. Ne mbështesim plotësisht punën e saj të shkëlqyer, përfshirë në reformën zgjedhore, të udhëhequr nga Luigi Soreca dhe ekipi i tij për të sjellë më afër Shqipërinë në BE”, shkruan Stano.
Por pse ka ardhur ky reagim i Stano?
Një ditë më parë media New Europe në një shkrim akuzonte Sorecën se dezinformonte Bashkimin Evropian për progresin e Shqipërisë. Në shkrim theksohej se praktika e deritanishme e delegacionit të BE për të siguruar informacione të reduktuara dhe shpesh të pavërteta për Brukselin, vazhdon nën drejtimin e ri. Delegacioni i BE-së i Tiranës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Veprimtarisë së Jashtme të Evropës janë kritikuar rregullisht nga Shtetet Anëtare, të cilat me ambasadat e tyre në Tiranë marrin një pamje objektive të situatës, dhe jo raportet rozë që misioni i BE dërgon rregullisht për Shqipërinë.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Deputeti i opozitës Parlamentare, Myslim Murrizi deklaroi mbrëmë në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv se shumë deputetët të Partisë Socialiste mb...
Deputeti i parlamentit shqiptar Lefter Koka, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se lidhjet e tij me Partinë Socialiste kanë qenë të hershme...
TIRANË- Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka komentuar mbrëmjen e sotme kërkesën e rivalit të tij politik, Ali Ahmeti, ku ky i fundit propozoi zgjedh...
Hë mo, si po e shtyni? Si po ju ecin punët? Keni marrë rrogën këto tre muaj? Jeni akoma në punë? Vështirë është bërë apo jo? Për ne si popull se për politikanët...
TIRANË -Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka veçuar si “imperfeksion” të partisë së saj momentin e nisjes së Reformës në Drejtësi.Ajo t...
Ndarja e dekoratës “Urdhri i Pavarësisë” nuk ishte favori i vetëm që presidenti Hashim Thaçi po i bënte në verën e vitit të kaluar Gazmend Demit. Në të n...
TIRANË– Kreu i PAA-së, Agron Duka ka folur për mundësinë e rikthimit të ish-kryeministrit Fatos Nano në politikën shqiptare. I ftuar në emisionin “Ak...
TIRANË- Lefter Koka është një nga deputetët, i cili ka deklaruar hapur mbështetjen për propozimin e Myslim Murrizit, për lista të hapura dhe heqjen e koali...