Politike

Deputeti Valteri publikon detaje për atentatin e prokurorit Ndoja: Kanë qenë dy vrasës, njëri me kapele. Kam sekuestruar ka

18 Qershor 2020, 08:57 Nga DOSJA
Deputeti Valteri publikon detaje për atentatin e prokurorit Ndoja:

TIRANË- Deputeti Halit Valteri ka replikuar me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në fjalën e tij Valteri ka thënë se ai ka sekuestruar kamerat e sigurisë në disa biznese në zonën ku kanë vrarë Andi Malokun dhe plagosën prokurorin Arjan Ndoja. Valteri tha se kanë qenë dy autorë në sulm, njëri ka qenë me kapele dhe tjetri pa kapele. 

Folët për kohën e qeverisë së kaluar, por harruat që në atë qeveri ju keni qenë në një drejtori dhe nuk e di se ju kishit lidhur fijet dhe ishin në pushtet dhe në atë kohë. Folët për drogën në Lazarat, jam shumë dakord që kishte drogë, por më shumë ka pasur në zonën nga ju vini.

Folët për OFL-në, por nuk keni sekuestruar pasuritë e paraardhësit tuaj që duhet ti dërgoni formularin. Duhet të sekuestroni pasuritë e ish-deputetëve që erdhën në Kuvend me votat e popullit dhe ikën me pranga. A keni dërguar policët që të sekuestorjnë kamerat e sigurisë, unë e kam bërë. Kam shkuar në vendin e ngjarjes dhe kam sekuestruar kamerat që shihen autorët e krimin, njëri është me kapele e tjetri është pa kapele”, u shpreh deputeti.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike atentat prokurorit arjan ndoja halit valteri sander lleshaj seance plenare 18 qershor 2020 atentat prokurorit arjan ndoja halit valteri sander lleshaj seance plenare 18 qershor 2020

Sondazh

Poll