Bota

Vëllai i George Floyd thirrje OKB-së: Ju lutem hetoni racizmin dhe dhunën e policisë në SHBA

17 Qershor 2020, 20:56 Nga DOSJA
Vëllai i George Floyd thirrje OKB-së: Ju lutem hetoni racizmin dhe

SHBA- Ditën e sotme vëllai i George Floyd, afrikano-amerikanit që u vra nga një polic dhe mbeti i vdekur muajin e kaluar në Mineapolis i ka bërë thirrje Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara (UNHRC), që të nisë një hetim të pavarur mbi “vrasjen e personave me ngjyrë nga policia” në Shtetet e Bashkuara.

Philonise Floyd i ka bërë këto thirrje përmes një video-mesazhi të transmetuar në Këshillin në Gjenevë, teksa organi i OKB-së mbajti debatin mbi racizmin dhe brutalitetin e policisë.

“Ju në OKB keni fuqinë që të na ndihmoni të kërkojmë drejtësi për vëllanë tim, George Floyd. Jeta e personave me ngjyrë në SHBA nuk ka vlerë. Siç e kam parë në incizim vëllanë tim teksa torturohej dhe vritej, është e njëjta mënyrë sesi trajtohen njerëzit me ngjyrë nga policia në Amerikë”, tha Floyd

Debati në këtë këshill të OKB-së u thirr me kërkesë të vendeve afrikane, të cilët po kërkojnë nisjen e hetimeve lidhur me brutalitetin e policisë dhe diskriminimi racor në SHBA.

Ky debat pason protestat masive për javë të tëra në SHBA dhe në vendet e tjera të botës, kundër brutalitetit të policisë dhe pabarazisë racore, që u nxitën nga vdekja e Floyd më 25 maj të këtij viti.

Burimi:.news24

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota philonise floyd philonise floyd

Sondazh

Poll