Aktualitet

(EMRI+FOTO) Kishte fermë kanabisi me vlerë 190,000 £/ Arrestohet shqiptari në Angli në 26-vjetorin e lindjes

17 Qershor 2020, 20:30 Nga DOSJA
(EMRI+FOTO) Kishte fermë kanabisi me vlerë 190,000 £/

ANGLI – Shqiptari Xhevdet Dragjoshi, është arrestuar në Londër pasi policia ka gjetur në shtëpinë  e tij një fermë kanabisi vlera e të cilës shkonte mbi 100,000 paund. I riu shqiptar ishte zhvendosur në Cardiff nga Londra për të drejtuar fabrikën kanabisit.

26-vjeçari shqiptar u arrestua nga Policia në ditën e tij të lindjes,  pasi policia kreu një kontroll dhe gjeti 83 bimë kanabis dhe 142 fidanë në banesën e tij.

Pasi ai është paraqitur në gjykatë në intervistën ishte shprehur se kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria në mënyrë të paligjshme 5 vite më parë. Ai gjithashtu kishte shtuar se ferma nuk ishte e tij dhe se ai paguhej 11,000 paund në muaj për t’u kujdesur për të.

Prokurori Jenny Yeo tha: Ai nuk e dinte se ku shkonte kanabisi pasi korrej dhe ishte zotuar se kjo do të ishte e korra e tij e fundit.

Dragjoshi u dënua me tre vjet dhe katër muaj burg dhe gjykatësi tha se do të dërgohej në Shqipëri pasi të vuante gjysmën e dënimit në tokën britanike.

Burimi:walesonline.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet xhevdet dragjoshi xhevdet dragjoshi

Sondazh

Poll