Aktualitet

‘Ty do të të jap hesap? Ore qënke k** ti!’/ Po filmonte përplasjet mes pronarëve dhe Policisë në Shëngjin, shoqëroh

17 Qershor 2020, 19:55 Nga DOSJA
‘Ty do të të jap hesap? Ore qënke k** ti!’/ Po

TIRANË– Gazetari Elvis Hila është shoqëruar  nga policia lokale teksa po raportonte për prishjen e ndërtimeve pa leje prej IKMT-së në plazhin e Shëngjinit. Duke mos e lejuar të bëjë detyrën, shefi i Rendit në komisariatin e policisë Lezhë,  Agron Qullhaje i ka marrë telefonin dhe ka urdhëruar shoqërimin e tij për në Komisariatin e Policisë.

Por gazetari nuk shkoi kurrë në Komisariat, pasi efektivët e Policisë e kanë mbajtur vetëm për rreth 10 minuta në furgon dhe më pas, pas presionit të kolegëve të tjerë ai u la i lirë.

Gjatë kohës që ai ishte në furgon, kolegët e tij i kanë kërkuar llogari shefit të rendit, Agron Qullhajes për shoqërimin e kolegut, por kanë marrë vetëm heshtje nga ana e tij. Në fund pas shumë tentativat, ai i ka sugjeruar gazetarëve që të marrin informacion për shoqërimin e Hilës tek zëdhënësja e Policisë së Lezhës.

DEBATI I SHEFIT ME GAZETARIN:

Gazetari: Ça je ti

Polici 1: Ore qënke k*r ti

Gazetari: Për ça je tu e marr o zotëri? Ç’arsye ke?

Agron Qullhaje: Do të të jap hesap ty?

Gazetari: Cila është puna jot ër, pse po ik? O zotëri! Pse po e shoqëroni o zotëri? Pse po largohesh? A mund ta shikoj badge, ta di kush jeni? Mos prek!

Agron Qullhaje: Kush të ka prek me dorë?

Gazetari: Pse e shoqërove gazetarin? Për çfarë po e shoqërove? Do të bësh të fortin, gazetarin?

Polici 2: Fol more me edukatë ti! Me fol me edukatë!

Agron Qullhaje: Pyet zëdhëndësen dhe ta jep ajo informacionin në mënyrë institucionale.

Menjëherë pas publikimit të ngjarjes, një reagim ka ardhur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve për shoqërimin e gazetarit nga SHÇBA.

Përveç hetimit nga Policia e Shtetit për rastin e shoqërimit gjatë detyrës të gazetarit Elvis Hila, ka nisur dhe një hetim nga SHÇBA. Urdhri për hetimin është dhënë nga kreu i SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku, i cili ka dërguar një grup hetimi në qytet për të inspektuar nga afër se çfarë ka ndodhur gjatë përplasjes.

Po ç’po ndodhte sot në Shëngjin?

Pas Velipojës dhe Tales, sot ka nisur aksioni i IKMT-së edhe në zonën e Shëngjinit. Në Shengjin, janë 36 objekte kryesisht me konstrukt prej druri të cilat do të shemben në këtë zonë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elvis hila ikmt ne shengjin shengjin shoqerohet elvis hila elvis hila ikmt ne shengjin shengjin shoqerohet elvis hila

Sondazh

Poll