Aktualitet

Sherr për një vijë uji! Vdes 60-vjeçari në Gjirokastër, bashkëfshatari e vret me gurë, pranon gjithçka në Polici

17 Qershor 2020, 18:56 Nga DOSJA
Sherr për një vijë uji! Vdes 60-vjeçari në

GJIROKASTËR– Një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një konflikti me sende të forta në fshatin Labovë të Gjirokastrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Andrea Xhavarra.

Mësohet se 60-vjeçari Xhavarra është vrarë pasi është qëlluar me gurë në kokë nga bashkëfshatari i tij pas një konflikti që kishte nisur për një vijë uji. Mësohet se Xhavarra është nisur për në spital por ka ndërruar jetë gjatë rrugës për shkak të plagëve që kishte marrë. Më pas, i dyshuari kryesor, Janaq Koleta është përpjekur ta ndihmojë por goditja rezultoi fatale.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar ambulanca, e cila ka marrë 60-vjeçarin për ta dërguar në spital, por ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

I dyshuari kryesor Janaq Koleta, 77 vjeç, fillimisht u largua, por u ndalua në banesën e tij disa çaste më vonë nga Policia e Shtetit. Mësohet se ai e ka pohuar faktin që e ka qëlluar ai 60-vjeçarin duke pretenduar se nuk kishte pasur si qëllim vrasjen e tij.

Ndërkohë, Policia ka shoqëruar në Komisariat edhe 4 persona të tjerë që e kanë parë ngjarjen. Edhe ata kanë pohuar se 77-vjeçari nuk kishte pasur për qëllim që ta vriste bashkëfshatarin e tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andrea xhavarra gjirokaster vrasje ne gjirokaster andrea xhavarra gjirokaster vrasje ne gjirokaster

Sondazh

Poll