Bota

Kancelarja gjermane frikëson vendin: Mund të kemi një valë të dytë të pandemisë Covid-19

17 Qershor 2020, 15:55 Nga DOSJA
Kancelarja gjermane frikëson vendin: Mund të kemi një valë

GJERMANI– Kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar se Gjermania mund të përballet me një valë të dytë të pandemisë së Covid-19, e cila do të shkaktonte  një pengesë në lehtësimin e masave kufizuese të zbatuara për të përmirësuar përhapjen e infeksionit.

Siç bëjnë me dije mediat e huaja, Merkel ka theksuar se ekonomia gjermane po pëson “një kolaps të madh” për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19. Ndër të tjera ajo ka folur për masat e marra nga qeveria për të menaxhuar situatën e koronavirusit.

‘Në çdo rast duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të mos përkeqësuar situatën tashmë të vështirë ekonomike’– ka thënë ajo.

Kujtojnë që deri tani në Gjermani janë regjistuar 188,474 raste të infektuar me koronavirus, nga të cilët kanë vdekur 8,844 persona.

Burimi.handelsblatt

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel koronavirusi ne gjermani angela merkel koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll