Sport

UEFA e vulos sot! Mblidhet Komiteti Ekzekutiv, finalja e Champions-t do luhet në këtë stadium

17 Qershor 2020, 12:45 Nga DOSJA
UEFA e vulos sot! Mblidhet Komiteti Ekzekutiv, finalja e Champions-t do luhet

17 qershori erdhi. Sot është një ditë e rëndësishme për UEFA-n dhe dy kompeticionet e saj më të mëdha, sepse Komiteti Ekzekutiv është mbledhur në Lisbonë për vijimësinë e sezonit.

Champions League pritet të luhet e gjitha në kryeqytetin portugez, duke përjashtuar  ndeshjet e mbetura të fazës së 1/8-ve, Juventus-Lyon, Barcelona-Napoli, Manchester City-Real Madrid dhe Bayern M.-Chelsea,  më 7 dhe 8 gusht).

Ky kompeticion do të marrë trajtën e Final Eight, e gjitha në Portugali, e ndarë mes stadiumeve “Da Luz” (Benfica) dhe “Alvalade” (Sporting Lisbona). Ndërkohë, Europa League do luhet në 4 qytete gjermane në të njëjtën mënyrë, pra me ndeshje të vetme.

8 gusht (1/8-tat)

Juventus-Lyon (Torino)
Barcelona-Napoli (Barcelonë)
Manchester C.-Real Madrid (Mançester)
Bayern-Chelsea (Mynih)

12-15 gusht (çerekfinale) Luhen në Lisbonë – ndeshje teke

18-19 gusht (gjysmëfinale) Luhen në Lisbonë – ndeshje teke

23 gusht  (finale) Luhet në Lisbonë

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions lisbona uefa champions lisbona uefa

Sondazh

Poll