Sport

“Më rrëmbyen alienët prandaj u vonova në stërvitje”, kur ish-lojtari i Boca Juniors justifikohej kështu

16 Qershor 2020, 17:43 Nga DOSJA
“Më rrëmbyen alienët prandaj u vonova në

KILI-Guillermo Marino, ish futbollisti i Boca Juniors në Argjentinë dhe të Universidad de Chile është i njohur në Amerikën e Jugut për një deklaratë që në fakt ka habitur të gjithë opinion publik. Duhet thënë se Marino ka shijuar një karreirë të ngarkuar me trofe, fillimisht në vititn 2011 duke fituar me ekipin kilen Kupën e Amerikës së Jugut dhe kampionatin në vitin 2013.

Sipas ish shokut të skuadrës, Gustavo Lorenzetti, Marino një ditë kishte thënë se ishte vonuar në stërvitje pasi ishte rrëmbyer nga alienët.

“Ai na shpjegoi historinë, interesante apo jo? Marino në fakt dha një raport të detajuar të asaj që kishte ndodhur. “Unë besoj në alienë,” tha Lorenzetti. “Ai filloi të shpjegonte se papritur kishte humbur rrugën dhe ishte marrë nga alienët.Ata ta marrin shpirtin, e analizojnë dhe gjatë rrugëtimit ata kujdesen për ty. Ai tha një gjë të tillë dhe mua më ka mbetur në memorie. Përfundoi Gustavo Lorenzetti.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boca juniors guillermo marino boca juniors guillermo marino

Sondazh

Poll