Sport

Werder Bremen nuk i hap probleme, Bayern Munich mposht ekipin e Rashicës dhe shpallet kampion i Gjermanisë

16 Qershor 2020, 20:29 Nga DOSJA
Werder Bremen nuk i hap probleme, Bayern Munich mposht ekipin e Rashicës

GJERMANI-Bayerni i Mynihut mposhti 0-1 Werder Bremenin me gol të Robert Lewnadowskit dhe siguroi matematikisht titullin kampion të Bundesligës, që për bavarezët ishte i teti radhazi dhe i 30-ti në histori.

Gjigantët e Gjermanisë mbyllën përfundimisht llogaritë kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi, duke kurorëzuar me trofe një sezon të gjatë të nisur me shumë dritëhije nën drejtimin e kroatit Niko Kovac, por që u kthye në shina nga Hansi Flick, për të cilin ishte suksesi i parë madhor si trajner i Bayernit.

Nga ana tjetër, Werderi i Milot Rashicës (sulmuesi “dardan” luajti titullar dhe u zëvendësua në minutën e 61-të) rrezikon edhe më shumë rënien nga kategoria, pasi do t’i duhet një mrekulli në dy sfidat e fundit përballë Mainzit dhe Këlnit, duke shpresuar që si Dusseldorfi dhe Mainzi të gabojnë në takimet e tyre.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich bundesliga werder bremen bayern munich bundesliga werder bremen

Sondazh

Poll