Sport

Vrioni merr medaljen e finalistit, sulmuesi shqiptar grumbullohet edhe për finalen e Kupës

16 Qershor 2020, 17:58 Nga DOSJA
Vrioni merr medaljen e finalistit, sulmuesi shqiptar grumbullohet edhe për

ITALISulmuesi i Kombëtares, as në ëndrrën më të çmendur nuk e kishte imagjinuar që nga Seria C, ku aktivizohej pak kohë më parë, fati t’i dhuronte një dhuratë tepër të çmuar, siç mund të jetë ajo e Kupës së Italisë. Futbollisti shqiptar, do të jetë në dispozicion të trajnerit Sarri, në finalen e nesërme ndaj Napolit, që do të zhvillohet në “Olimpico”. 21-vjeçari këto ditë post-karantine, ka pasur shansin të stërvitet me yje të mëdhenj të futbollit, si Ronaldo, Dibala, Higuain, etj.

Kujtojmë që kjo është ftesa e dytë për Vrionin në listën e ekipit A, pasi një të tillë e mori disa ditë më parë në gjysmëfinalen e luajtur ndaj Milanit. Në atë takim mungonte argjentinasi Higuain, edhe pse “El Pipita” është rikthyer për ndeshjen finale, trajneri Sarri, i ka besuar sërish Vrionit, duke e mbajtur në listën e lojtarëve të grumbulluar.

Pavarësisht nëse do të ketë minuta për Vrionin, lojtari do të shijojë medaljen e finalistit, aq më mirë nëse Juventus do të fitojë Kupën e Italisë, Vrioni do të ketë mundësi të festojë një trofe të tillë.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus sulmuesi vrioni juventus sulmuesi vrioni

Sondazh

Poll