Sport

Arsenal piketon mesfushorin e Atletico Madrid, klubi anglez gati ta kënaq financiarisht lojtarin

16 Qershor 2020, 18:33 Nga DOSJA
Arsenal piketon mesfushorin e Atletico Madrid, klubi anglez gati ta kënaq

ANGLI-Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta ka piketuar pikërisht mesfushorin e Atleticos së Madridit Thomas Partey si njeriun ideal për ta vendosur para mbrojtjes dhe për t’i besuar organizimin e lojës, ndaj drejtuesit e klubit londinez janë gati të kënaqin dëshirat e teknikut.Momentalisht Atletico Madrid nuk e konsideron Partey në listën e atyre që do të lënë kryeqytetin spanjoll gjatë merkatos, pasi ai luan si titullar në formacionin e Simeones, por përballë një oferte prej 50-60 milionë eurosh mund të dorëzohen.

Nga ana tjetër “topçinjtë” po punojnë edhe me menaxherin e lojtarit, të cilit i kanë premtuar një kontratë 5-vjeçare me pagë 195 mijë paundë në javë, shifra këto që në Premier League i fitojnë shumë pak futbollistë.

Mesfushori 27-vjeçar ganez kërkohet edhe nga skuadra të tjera si italianët e Juventusit, apo anglezët e Liverpool, por deri tani vetëm drejtuesit e Arsenalit kanë bërë hapa konkretë për të nënshkruar me të.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arsenal atletico madrid thomas partey arsenal atletico madrid thomas partey

Sondazh

Poll