Sport

Ish-futbollisti i Partizanit i jep një dorë Trabzansporit, e çon në finalen e Kupës, Fenerbahce i Vedat Muriqit detyrohet t

16 Qershor 2020, 20:01 Nga DOSJA
Ish-futbollisti i Partizanit i jep një dorë Trabzansporit, e

TURQI-Caleb Ekuban fiton ndaj Vedat Muriqit sfidën mes dy ish-ëve të Superiores. Ish-sulmuesi i Partizanit kualifikohet në finalen e Kupës së Turqisë me Trabsoznsporin, që triumfoi 1-3 në stadiumin “Ülker” të Stambollit në gjysmëfinalen e kthimit përballë Fenerbahces së shtatltarit “dardan”, teksa të parën e kishte fituar me rezultatin 2-1 që në muajin mars.

Sorloth me dygolëshin e tij rezultoi heroi i Trabzonsporit, duke e bërë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të vendasve me Turuc, ndërsa Novak vulosi rezultatin me golin e tretë, por duhet theksuar se meritë të veçantë pati Ekuban, që shërbeu në dy golat e parë për partnerin e tij të sulmit.Tentoi në disa raste edhe Vedat Muriqi, por pa rrezikuar seriozisht portën e mbrojtur nga Bayindir. Një eliminim i papritur ky për Fenerbahcen, që nuk mundi të përkthente me gola dominimin në qarkullimin e topit, ndërsa Trabzonspori, falë shpejtësisë së dyshes Ekuban-Sorloth, goditi  atëherë kur kundërshtari po besonte më shumë.

Trabzonspori do të përballet në finale me të kualifikuarën e çiftit Alanyaspor-Antalyaspor, me ndeshjen e parë të fituar 1-0 nga Alanyaspori në fushën kundërshtare.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fenerbahce trabzanspor turqi fenerbahce trabzanspor turqi

Sondazh

Poll