Bota

Zbulohen DOKUMENTAT, Turqia kishte përgatitur planin për të pushtuar Greqinë dhe Armeninë, ç’do ndodhte gjatë kohës ku

16 Qershor 2020, 21:03 Nga DOSJA
Zbulohen DOKUMENTAT, Turqia kishte përgatitur planin për të

BRITANI E MADHE- Turqia hartoi një plan për të pushtuar Greqinë gjatë kulmit të  luftës në Siri, sipas disa dokumenteve të zbuluara nga Nordic Monitor. Dokumentet përfshinin gjithashtu plane për të pushtuar Armeninë.

Dokumentet thuhet se ishin caktuar të dorëzoheshin në shtabin e Përgjithshëm turk, i cili kryeson Forcat e Armatosura në Turqi, për shqyrtimin e planifikimit të brendshëm.

Greqia dhe Turqia janë “armiq” të vjetër dhe kanë një histori të gjatë dhe një numër të lartë luftrash kundër njëri-tjetrit, veçanërisht në fillim të viteve 1900. Të dy vendet kanë luftuar mbi Qipron në vitet 1970 dhe kanë përplasje në kufi herë pas here.

Turqia gjithashtu ndan një kufi me Armeninë në lindje, në anën e kundërt të vendit me Greqinë. Armenia dhe Turqia gjithashtu kanë një histori armiqësie, duke përfshirë edhe genocidin turk ndaj armenëve.

Nordic Monitor raportoi se kjo sugjeron që plani ishte me siguri një version i azhurnuar të një drafti të mëparshëm, ndërsa dokumentat për Armeninë i përkisnin datës 15 gusht 2000.

‘Monitor’ raportoi se dokumentet ishin shkëmbyer në një sistem të sigurt të postës elektronike nga Shtabi i Përgjithshëm, dhe kishin përfunduar aksidentalisht në një dosje të çështjes gjyqësore gjatë hetimeve për grushtin e shtetit kundër presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në korrik 2016. Prokurori Serdar Coşkun, për të cilin thuhet se ishte besnik i Erdoganit, i dorëzoi dosjet si pjesë e hetimit.

Burimi: Dailymail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota greqi turqi greqi turqi

Sondazh

Poll