Politike

‘Reforma Zgjedhore në 2021’/ Gjiknuri: Presim 1 muaj PD, në 30 qershor, me Kodin Zgjedhor aktual

2 Prill 2019, 11:30 Nga DOSJA
‘Reforma Zgjedhore në 2021’/ Gjiknuri: Presim 1 muaj PD,

TIRANË- Ish-ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, i deleguar nga Partia Socialiste për çështjet zgjedhore ka thënë sot se Reforma Zgjedhore do të jetë e vlefshme për zgjedhjet parlamentare 2021. I pyetur nga gazetarët jashtë selisë së PS, Gjiknuri tha se PD ka të njëjtat të drejtat që ka patur edhe pse ka djegur mandatet dhe ndodhet jashtë parlamentit. Sekretari i PS për çështjet zgjedhore tha se PS do e presë PD deri në fund të mandatit të Komisionit Zgjedhor për të realizuar Reformën Zgjedhore.

Në zgjedhjet e 30 qershorit do të shkojmë me këtë Kod Zgjedhor. Koha nuk premton për të ndryshuar rregullat e lojës. Reforma Zgjedhore ngelet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Qoftë për të propozuar ndryshime qoftë për të bërë ndryshime. Pavarësisht se janë jashtë Kuvendit, kanë një dritare të hapur për të bërë Kodin Zgjedhor. Kanë të drejtën e kundërshtimit, kështu ka qenë parimi që në vitin 2012. Për çështjet që s’bie dakord kërkohet opinion i tyre. Kur të ulet PD në tavolinë, do kërkohen ndryshime të Kodit Zgjedhor. U bëjmë thirrje të vijnë dhe të bashkëpunojnë. Këto janë rregullat e lojës. Realiteti parlamentar ka vendet e tij në Reformën Zgjedhore. Nesër përfaqësojnë dikë. Çështjet sistemike duan diskutim më të gjerë. PD do e presim deri në fund të punës së Komisionit.

Afati i parashikuar nga legjislacioni për punën e Komisionit Zgjedhor është një muaj më vonë, deri në datën 16 maj 2019. Gjithashtu, ditën e sotme, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka drejtuar një letër Kuvendit ku kërkon që Damian Gjiklnuri të emërohet bashkëkryetar i Komisionit për Reformën në Drejtësi, ndërsa Blerina Gjylameti të jetë anëtare e Komisionit.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike damian gjiknuri zgjedhjet lokale 2019 damian gjiknuri zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll