Politike

Lojrat e fatit, Rama: Burg për ata që organizojnë lojrat e fatit

2 Prill 2019, 11:25 Nga DOSJA
Lojrat e fatit, Rama: Burg për ata që organizojnë lojrat e fatit

LIBRAZHD– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Librazhdi se në Parlament do të votohen ligji më të ashpra për ndëshkimin e atyre personave që organizojnë lojrat e fatit.

Rama u shpreh se në burg përveç organizatorëve të lojrave të fatit do të shkojnë edhe individët që ndezin zjarre.

Po pyesja Kastriotin për pikat e basteve, se njerëzit merr ndihmën ekonomike dhe shko vija Ronaldos atje. Por e di që ka akoma probleme me ato që luajnë online dhe organizohen. Online luan e gjithë bota. Por ka ardhur koha për të marrë masa. Kush organizon bixhoz do shkojë në burg. Të shkojnë në burg! Edhe për ndjezjen e zjarreve do të vendosim sanksione të forta. Për çudi ky parlament sot është shumë më normal sepse nuk vijnë deputetët me vezë dhe bojë në xhepa. Pse ça është opozita kotec? Vjen Basha me pallto të madhe, unë them do jetë ftohur. U fut ai me vezë. Pse do mërzitemi ne pse ikin këta nga parlamenti? Në rrugë të rrinë? Parlamenti do të votojë ligje për të ndëshkuar ata që organizojnë lojra fati.

Deri më tani gjatë aksioneve kundra organizimit të paligjshëm të lojrave të fatit, individët e kapur në flagrancë janë proceduar penalisht. 

Ligji për mbylljen mesnatën e 31 dhjetorit 2018, në të gjithë territorin e Shqipërisë, kazinotë elektronike, bastet sportive, sallat e bingove, bastet on line, bastet me gara në pistë, u miratua nga Parlamenti në fund të muajit tetor të vitit të kaluar. I paligjshëm dhe i dënueshëm është edhe reklamimi i tyre.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama librazhd ligji per lojrat e fatit rama ne librazhd edi rama librazhd ligji per lojrat e fatit rama ne librazhd

Sondazh

Poll