Politike

Dita Botërore e Autizmit/ Meta prezanton piktorin me aftësi të veçanta

2 Prill 2019, 11:55 Nga DOSJA
Dita Botërore e Autizmit/ Meta prezanton piktorin me aftësi të

TIRANË–  Në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin, presidenti i vendit Ilir Meta prezantoi piktorin 21-vjeçar Drini Sallaku. Meta tha se në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin, nën kujdesin e tij personal u përurua në mjediset e Institucionit ekspozita me 20 piktura të autorit 21-vjeçar, studentit me aftësi ndryshe, Drini Sallaku.

Meta vlerësoi se me rastin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, mesazhi ynë i përbashkët është për më shumë përkujdesje, dashuri dhe socializim për të gjithë fëmijët me autizëm, të cilët e meritojnë të gjithë përkrahjen tonë për të zhvilluar aftësitë e tyre.

Mesazhi i presidentit Ilir Meta

Shumë i lumtur të nisja ditën duke i uruar mirëseardhjen në Presidencë, Drini Sallakut, një student me aftësi ndryshe, por jashtëzakonisht i talentuar në pikturë.

Së bashku me shokët e shoqet e tij, si dhe me mësues të Liceut Artistik “Jordan Misja”, ne patëm kënaqësinë të përuronim edhe ekspozitën e 11-të të Drinit me 20 piktura, i cili tashmë ndihet i mirëintegruar në klasën dhe shkollën e tij.

Sot me rastin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, mesazhi ynë i përbashkët është për më shumë përkujdesje, dashuri dhe socializim për të gjithë fëmijët me autizëm, të cilët e meritojnë të gjithë përkrahjen tonë për të zhvilluar aftësitë e tyre.

Shoqëria shqiptare ka ende shumë nevojë për të rinj që shfaqin solidaritet dhe të cilët janë faktor i rëndësishëm për të sjellë ndryshimin e madh në kauzat sociale.

Falënderim të veçantë për nënën e Drinit, Edlirën dhe për të gjitha nënat e mrekullueshme që kujdesen me shumë dashuri për rritjen dhe edukimin e fëmijëve me aftësi ndryshe.

(a.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dita nderkombetare e autizmit drini sallaku ilir meta dita nderkombetare e autizmit drini sallaku ilir meta

Sondazh

Poll