Aktualitet

Grabitja në Astir/ Autorët kanë pasur informator të brendshëm, morën një shumë të vogël parash, janë kapur nga kamera

17 Qershor 2020, 05:34 Nga DOSJA
Grabitja në Astir/ Autorët kanë pasur informator të

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë nga grabitja me armë zjarri në Astir. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autorët kanë marrë vetëm një shumë të vogël parash, pasi ambientet e kësaj poste shërbejnë më tepër si magazinë ku mblidhen pakot dhe shpërndahen. Të njëjtat burime bëjnë me dije se autorët kanë pasur informator të brendshëm, i  cili i ka treguar për gjendjen e parave në postë. Dyshohet se informatori i ka njoftuar autorët se ditën e djeshme në këtë pikë postare ka patur para në arkë.

Ndërkohë kamerat e sigurisë kanë kapur të gjitha lëvizjet e autorëve. Madje kanë kapur edhe targën e motorit me të cilin u larguan dy grabitësit. Mësohet se njëri prej tyreka problem në njërën këmbë, pasi në pamjet filmike ecën duke çaluar.

Sakq, pika postare hyrjen e ka nga  rruga kryesore, por për shkak të punimeve te ish-sheshi “Shqiponja”, ajo hyrje është bllokuar. Prej disa javësh puna kryhet nga hyrja që është në pjesën e brendshme të rrugicës së lagjes ku ndodhi edhe grabitja

Mbërmjen e djeshme ndodhi një grabitje me armë zjarri në zonën e Astirit në Tiranë. Dy persona të armatosur u futën në ambientet e një poste private dhe morën një shumë parash. Pas grabitjes ata u larguan me një motor.  Policia ka rrethuar Tiranën për të bërë të mundur kapjen e tyre.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet astir grabitje ne astir astir grabitje ne astir

Sondazh

Poll