Tabaku humbi gjyqin ndaj Veliajt, Basha mbron ish-deputeten: Të vërtetën s’e fshehin dot më as gjyqtarët e korruptuar
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë në mbrojte të ish-deputetes së tij, Jorida Tabakut pasi kjo e fundit humbi gjyqin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Me anë të një reagimi në Twitter, Basha shkruan se e vetmja e vërtetë është që qeveria e kryeministrit Edi Rama po vjedh shqiptarët dhe se këtë fakt sipas tij tanimë nuk e fshehin dot as gjyqtarët e korruptuar.
POSTIMI I PLOTË:
Babëzia, arroganca dhe shpifja janë trinomi i pandarë i RAMAVIRUSIT që prej 7 vitesh i ka shtyrë shqiptarët drejt shpunësimit, varfërisë dhe krizës. Asnjë marionetë e RAMAVIRUSIT nuk e fsheh dot hajdutërinë e tij në bashkëpunim me trafikantët e drogës tek afera e Astirit. E vërteta e vetme e këtij KM dhe bufonëve të tij është plaçkitja e shqiptarëve për interes të banditëve dhe oligarkëve të tij. Këtë të vërtetë që i madh e i vogël e di dhe e ka provuar në kurriz, nuk e fshehin dot më as gjyqtarët e korruptuar dhe as regjia e propagandës së lodhur. Këto të vërteta dhe bashkimi më i madh i shqiptarëve kundër mjerimit ekonomik dhe padrejtësive të RAMAVIRUSIT, do ta largojnë shumë shpejt këtë bandë dhe drejtësia e pavarur do tu japë ndëshkimin e merituar me ligj për krimet, varfërimin dhe zhvatjen e shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Më herët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka shpallur fajtore ish-deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku për shpifje ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata, Tabaku, krahas përgënjeshtrimit që duhet të bëjë ndaj Veliajt, duhet të pagujë edhe një gjobë prej 500 mijë lekësh, shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore. Për vendimin e Gjykatës reagoi edhe kryeministri Edi Rama.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Rama thirrje të pabindurve: Mos flisni kot e mos thoni se nuk ka virus, do ketë tolerancë zero
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët, u ka kërkuar atyre që të respektojnë masat. Rama tha se ka shumë që thonë se s’ka virus, por s...
Shifrat me COVID-19 në rritje, Rama optimist: Të bëjmë detyrat e thjeshta, vitin e ardhshëm do shohim fryte
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një komunikatë për qytetarët nga zyra e tij në Kryeministri ka bërë edhe njëherë thirrje për respektimin e masave të koron...
Rama ‘shtrëngon rripin’, jep urdhrin: S’ka më grumbullime politike, Policia do bëjë detyrën, fola dhe me ekspertët
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të fillojnë sërish ndëshkimet për shkelësit e rregullave të koronavirusit. Në fjalën e tij, Rama tha s...
Situata alarmante me COVID-19, Rama: Jemi ende në kohë, rrezikojmë të mbyllemi sërish
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot situatën e COVID-19 në Shqipëri. Në një komunikim në Facebook, Rama u shpreh se qeveria ka zgjedhur vetë rrugë...
Tabaku humbi gjyqin me Veliajn, Rama: Shpif e gënjen njësoj si shokët, PD këtë gjë e ka prioritet
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që ka shpallur fajtore Jorida Tabakun për shpifje. Në një reagim në mediat...
Humbi gjyqin me Veliajn, Tabaku: Shqiptarët janë dëshmitarë se si plani për Unazën e Re ishte korruptiv
TIRANË- Ish-depuetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që e shpall atë fajtore. Tabaku ishte paditur për ...
Basha në Kamëz: Takova biznesin e vogël, janë një krizë të thellë e nuk janë ndihmuar nga qeveria
KAMËZ- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me qyetarët në Kamëz. Në një reagim në mediat sociale, Basha shkruan se ka taka...
Gjykata shpall fajtore Tabakun për shpifje ndaj Veliajt, ish-deputetja: U qëndroj deklaratave të mia, aferën e kanë parë t
TIRANË– Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka shpallur fajtore ish-deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku për shpifje ndaj kryetarit të Bashkisë së ...
Agron Malaj dhe Kastriot Gurra u konfirmuan në detyrë/ PD: Do ankimojmë vendimin, do kallëzojmë penalisht 5 anëtarët e KQ
TIRANË: Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata është shprehur se vendimi i KQZ-së për kryebashkiakun e Matit, Ag...