Politike

16 Qershor 2020, 14:09 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një komunikatë për qytetarët nga zyra e tij në Kryeministri ka folur për rritjen e rasteve të infektuara nga kronavirusi. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se nëse numrat vijojnë në rritje, vendi mund të mbyllet sërish pasi pasojat mund të jenë të mëdha.

Megjithatë ai shtoi se deri më tani skenarët e mbylljes nuk janë diskutuar por një tjetër mundësi për karantinim mund të diskutohet.

Kreu i qeverisë, gjithashtu tha se të do të ndalohen të gjitha grumbullimet politike dhe do të ndëshkohen nga Policia e Shtetit. Rama paralajmëroi se ndëshkime deri në heqje lirie do te ketë edhe për bizneset dhe për qytetarët që nuk do të zbatojnë rregullat. 

Sipas numrit një të maxhorancës, numrat e të infektuarve janë në rritje megjithatë situata është nën kontroll dhe vigjilenca në spitale nuk është ulur.

Në fund, Rama ka përmendur edhe ekonominë e vendit duke u shprehur se vendi do t’i shohë frytet vitin që vjen, të cilat sipas tij nuk ishin menduar para dy goditjeve (tërmeti dhe pandemia) që mori vendi. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama 16 qershor 2020 koronavirusi ne shqiperi mbyllja e dyte nga koronavirusi edi rama edi rama 16 qershor 2020 koronavirusi ne shqiperi mbyllja e dyte nga koronavirusi

Sondazh

Poll