Politike

Lefter Maliqi kujton votimin e rezulutës për shkarkimin e Metës: Opozita u josh, u përdor. Edhe sot e njëjta gjë është

16 Qershor 2020, 08:30 Nga DOSJA
Lefter Maliqi kujton votimin e rezulutës për shkarkimin e Metës:

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi, ka kujtuar sot votimin e një viti më parë për rezolutën që kërkonte shkarkimin e Presdentit Ilir Meta. Në një reagim në Facebook, Maliqi shkruan se opozita parlamentare është e përçarë, e shitur dhe po përdoret nga maxhoranca. Deputeti i pavarur shton më tej se qëndrimet e tij mbeten të njëjta dhe parlamenti e çdo institucion është i kapur.

1 vit me pare qendrimi im koherent per opoziten parlamentare, se si u percan, u joshen, u perdoren nga Rilindja per cdo ligj qe cenonin Kushtetuten etj si Komisioni hetimor per Presidentin, KÇK, anti shpifjen, PPP-te, pergjimet etj. Qendrimet e mia mbeten te njejta. Parlamenti e cdo institucion eshte i kapur.

Kriza politike eshte ide e Beut te Surrelit i cili ecen me parimin perca e sundo duke kene vendin ne krize te thelle ekonomike e politike, ne varferi, krim, korrupsion, droge, pasiguri, cpopullim, panik, duke qenepeng i Oligarkeve e bandave. Rama mbetet e keqja e vendit. Prandaj po saboton marreveshjen zgjedhjore. Shih videon??????”, shkruan Maliqi.

Deputeti i ardhur nga lista e PD në Kuvend, tashmë është i pavaru dhe sipas tij maxhoranca po blen opozitën në Kuvend. Ai prej kohësh ka përsëritur këto akuza dhe ka dalë kundër propozimit të disa deputetëve të opozitës së re për ndryshime në Kodin Zgjedhor.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lefter maliqi opozita e re lefter maliqi opozita e re

Sondazh

Poll

Politike 15 Qershor 2020, 19:20

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka këmbëngulur në dialogun për të ndryshuar dy pikat e Kushtetutës.I ftuar në emisionin “Open”, Murrizi është shprehur i ve...