Politike

15 Qershor 2020, 19:20 Nga DOSJA

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka këmbëngulur në dialogun për të ndryshuar dy pikat e Kushtetutës.

I ftuar në emisionin “Open”, Murrizi është shprehur i vendosur se do që të hapen listat dhe të ulet përqindja e pranimit, duke ftuar edhe opozitën jashtëparlamentare që t’i bashkohet nismës.

“Një mundësi të vetme ka që të mos kalojë në parlament është referendumi. A kanë këllqe këta që të shkojnë te qytetarët? Rama nuk i ka 84 vota. 74 ka, ne i kemi 11. Unë i qëndroj fort listave të hapura. Mes listës së hapur dhe pjesëmarrjen time në Kuvend, unë zgjedh të parën. Kur mos qofsha në Kuvend, por dua t’ua prish listat e mbyllura. Dua ta ul nga 5% në 2%. Mund të jetë edhe Basha e Mediu dakord që ta ulin. Prandaj unë them hajde ulemi e flasim,”-tha Murrizi.

Opozita parlamentare ka dorëzuar zyrtarisht në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore propozimet e saj se si duhej ndryshuar Kodi Zgjedhor. Myslym Murrizi, i mbështetur nga deputetët e tjerë opozitarë kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës në dy nene. Ata kërkojnë që në zgjedhjet e ardhshme të ketë lista të hapura dhe të mos lejohen koalicionet parazgjedhore.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike amendamentet e murrizit myslim murrizi amendamentet e murrizit myslim murrizi

Sondazh

Poll