Bota

Rifillimi i dialogut/ Kosova dhe Serbia takohen më 27 qershor në Washington, i dërguari i BE bllokohet në Zvicër

15 Qershor 2020, 17:12 Nga DOSJA
Rifillimi i dialogut/ Kosova dhe Serbia takohen më 27 qershor në

KOSOVË – Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të rifillojë në datën 27 qershor. Ka qenë i emëruari i Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell, i cili bëri njoftimin nëpërmjet një postimi në Twitter. Ky i fundit ka konfirmuar qëndrimin e qeverive të vendeve respektive, për t’u takuar më 27 qersor në Shtëpinë e Bardhë. Më tej ai shton, se nëse njëra nga palët nuk është e kënaqur, mund të kthehet sërish në status quo. Grenell ka theksuar, se çështja më e rëndësishme është përparimi në ekonomi.

Lajm i mirë. Sapo pranova angazhimin e qeverive të Kosovës dhe Serbisë për të pezulluar përkohësisht fushatën e çnjohjeve dhe anëtarësimet në mekanizmat ndërkombëtarë, me qëllim që të takohemi në Uashington DC, në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, për të biseduar për dialogun.Nëse njëra palë nuk është e kënaqur me bisedimet e 27 qershorit, ato mund të kthehen sërish në status quo, pasi të largohen nga Uashingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, ne së pari duhet të bëjnë përparim në rritjen e ekonomive. Ky është fokusi. Mirëpres këto diskutime”, ka shkruar Grenell në Twitter.

If either side is unsatisfied with the June 27 discussions then they will go back to the status quo after they leave Washington.
As we have consistently said, we must first make progress on growing the economies. This is the focus. I look forward to these discussions. (2/2) https://t.co/r5QLDuC1XI

— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 15, 2020

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar menjëherë duke përshëndetur rifillimin e dialogut. Ai është shprehur se mbështetja e SHBA ka qenë deçizive për rifillimin e dialogut.

Mësohet se Kosova do të përfaqësohet në takim nga presidenti hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa delegacioni serb ende nuk është përcaktuar. Serbia ndërkohë duket se është pajtuar me ndalimin e fushatës së mosnjohjes ndaj Kosovës, për t’i dhënë mundësi rifillimit të dialogut. Ndërkohë i dërguari i Bashkimit Europian, Mirosllav Lajçak, pritej të vizitonte sot Prishtinën, por është bllokuar në Zvicër, pasi Tirana zyrtare nuk lejon uljen e avionit.

Qeveria e Kosovës, shfuqizoi masat e reciprocitetit ndaj Serbisë për t’i hapur rrugë bisedimeve. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur në 2011-ën, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Dialogu u ndërpre pas taksës 100% për mallrat serbe, të vendosura në fund të vitit 2018 nga Prishtina zyrtare.

(A.K./G.SH./Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi hashim thaci richard grenell dialogu kosove-serbi hashim thaci richard grenell

Sondazh

Poll