Bota

Nuk doli për disa ditë me radhë, ‘Google’ shpjegon misterin e fotos së Winston Churchill: Ndodhi një gabim gjatë…

15 Qershor 2020, 16:43 Nga DOSJA
Nuk doli për disa ditë me radhë, ‘Google’ shpjegon

ANGLI- Për disa ditë me radhë në motorin e kërkimit Google mungoi informacioni në lidhje me ish-kryeministrin e Britanisë, Winston Churchill.  Imazhi i tij u zëvendësua nga një siluetë gri.

Ndërkohë, kishte shqetësim që Google po censuronte figurën pas polemikave ndaj tij. Sekretari i kulturës në Angli Oliver Dowden kontaktoi gjigantin e kërkimit “Google” duke i kërkuar sqarime.

“Google” tha se gabimi kishte ndodhur kur ishin përpjekur që të ndryshonin fotondhe ishte zgjedhur automatikisht Churchilli në moshë më të re, dhe për rrjedhojë më pak i njohur për publikun.

Gjiganti i kërkimit ka sqaruar se tashmë problemi është rregulluar, dhe fotoja është zëvendësuar me atë origjinale.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota winston churchill winston churchill

Sondazh

Poll