Aktualitet

“Testi i matematikës ishte i thjeshtë, por nuk kompenson të Letërsisë”, Maturantët vijojnë protestën para Mi

15 Qershor 2020, 11:29 Nga DOSJA
“Testi i matematikës ishte i thjeshtë, por nuk kompenson të

TIRANË– Qindra maturantë janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit, menjëherë pasi kanë  përfunduar edhe testin e matematikës, sikurse edhe e paralajmëruan.

Ata kërkojnë përgjigje nga ministira për 10 pikat e dorëzuara prej tyre dhe shprehen se nuk do tërhiqen deri në fund.

Një prej maturanteve që ka qenë pjesë e protestës së sotme, ka thënë se testi i matematikës ishte i një niveli shumë të lehtë krahasuar me atë të matematikës, por sipas saj ky fakt nuk kompenson vështirësinë që patën në testin e letërisë.

“Ishte një tjetër tallje. Ishte i një niveli shumë të lehtë, kjo nënkuton që edhe masat për mbarëvajtjen e provimit nuk ishin në nivelin e duhur. Pavarësisht kësaj kjo nuk e kompenson atë çfarë ndodhi me provimin e letërsisë. Do të vazhdojmë të protestojmë derisa të plotësohen kërkesat”- është shprehur një maturante.

Sikur përmbajtja e testit nuk korrespondonte me kohën e vënë në dispozicion, ndërsa pretendojnë se pyetjet ishin jashtë programit mësimor. Ata kërkojnë ripërsëritjen e provimit, pasi sipas tyre pyetjet ishin subjektive dhe niveli i testit ishte mbi mesataren.  Njëkohësisht maturantët kërkuan uljen e pikëve për futjen në Universitet dhe uljen e peshës së provimit të Gjuhë-Letërsisë në llogaritjen e pikëve. Pavarësisht se maturantët kërcënuan me bojkotin e provimit të  matematikës, ata e zhvilluan sot këtë test, por kanë treguar se kanë frikë për provimet e tjera.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet matura shteterore 2020 maturantet ne proteste matura shteterore 2020 maturantet ne proteste

Sondazh

Poll