Politike

‘E urren se është term serb’/ Presidenti Vuçiç zbulon ‘inatet’ e Ramës, çfarë nuk i pëlqen kryem

14 Qershor 2020, 21:11 Nga DOSJA
‘E urren se është term serb’/ Presidenti

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe homologët e tjerë të Ballkanit Perëndimor kanë marrë pjesë në forumin e Delfit në Greqi.

Gjatë video-konferencës është rikthyer në vëmendje edhe lëvizja e lirë mes vendeve të rajonit. Në fjalën e tij, presidenti Aleksandër Vuçiç zbuloi faktin se miku i tij, kryeministri Rama e urren termin “minishengen” pasi sipas Ramës, ky term është serb.

“Ne kemi ndërmarrë një nismë bashkëpunimi që unë e quaj “Minishengeni Ballkanik”, por miku im Edi që është me racional dhe pragmatik është i zemëruar me këtë term sepse është përcaktim serb. Esenca e minishengenit është që të sigurohet lëvizja e lirë e njerëzve, kapitalit e mallrave në rajonin tonë. BE mbështet të njëjtat vlera për projektet e ndërlidhjes dixhitale dhe infrastrukturën mes nesh,”-u shpreh Vuçiç.

Ndërsa pas tij, fjalën e mori Rama, i cili i peshoi faktit që ai e urren termin “mini-Shengen” duke theksuar edhe njëherë rëndësinë e projektit.

“Presidenti serb e nënvizoi shumë mirë përpjekjen tonë të përbashkët që ai preferon ta quajë minishengen, term të cilin unë e urrej. Ky është një nga këndvështrimet e ndryshme mes nesh, edhe pse njësoj besojmë në lëvizjen e lirë të qytetarëve, kapitalit dhe mallrave. Nuk është një shëtitje, por një betejë kundër stereotipeve të shoqërisë sonë dhe administratës publike,”-tha Rama.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleksander vucic edi rama konferenca e delpit aleksander vucic edi rama konferenca e delpit

Sondazh

Poll