Aktualitet

28 vite nga masakra e 2 prillit/ Basha: S’kanë dalë përgjegjësitë, ne ikëm nga strofulla e krimit

2 Prill 2019, 09:02 Nga DOSJA
28 vite nga masakra e 2 prillit/ Basha: S’kanë dalë

SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në ceremoninë përkujtimore për 4 dëshmorët e masakrës së 2 prillit në Shkodër.
Pasi vendosi kurora me lule në memorialin e tyre, kryetari i PD tha se për këtë ngjarje nuk janë marrë përgjegjësitë e duhura.

Të dashur familjarë të 4 dëmshmorëve, e nderuar zonja Voltana. Të nderuar qytetarë shkodranë. 28 vite më parë diktatura komuniste vendosi të hakmerrej. 4 qytetarë, të rinj që qyteti i veriut tronditi regjimin, u identifikuan dhe u vranë nga bisha që po jepte shpirt. Dita e sotme është kujtesë se rrënjët e të keqes nuk thahen. Ato ushqehen me vesin dhe krimin e pandëshkuar. Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë po ia merr frymën një mish, një monstër me krimin. S’kemi nxjerrë përgjegjësinë e 2 prillit. 2 prilli, shenjë e lidhjes së krimit me qeverinë. Ne ikëm nga ajo strofullë e krimit. Po të mos iknim do ishte njësoj, por në anën e kundërt, jo në anën e Arben Brocit por në anën e komitetit të krimit.

Ditën e sotme, janë zhvilluar homazhe tek Memoriali i Dëshmorëve në Shkodër. Të vrarë në këtë masakër ngelën Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, student të rinj. Familjarët kërkuan përgjegjësitë dhe sërish gishtin e përgjegjësisë e vunë tek Gramoz Ruçi.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha masakra e 2 prillit 1991 lulzim basha masakra e 2 prillit 1991

Sondazh

Poll