Aktualitet

Pas tre muajsh nisin gradualisht fluturimet Shqipëri-SHBA, ambasada tregon rregullat që duhet të ndiqen

15 Qershor 2020, 09:03 Nga DOSJA

SHBA– Pandemia izoloi për më shumë se tre muaj mbi 200  shtete, përfshirë edhe Shqipërinë duke anuluar të gjitha fluturimet me shtetet e tjera. Për këtë shkak teksa jemi ende një vend i prekur nga virusi si edhe SHBA po shënon shifra të larta të viktimave dhe të të infektuarëve, Ambasada shqiptare në Amerikë ka njoftuar rregullat e reja të lëvizjes për shqiptarët.

Në bazë të njoftimit të Ambasadës shqiptare në SHBA, bëhet me dije se këto rregulla hyjnë në fuqi prej ditën e sotme. Pra të gjithë shqiptarët  mund të udhëtojnë drejt Amerikës,  por gjithmonë duke zbatuar rregullat e rrepta të distancimit social dhe mbajtjen e higjenës për të shmangur sa më shumë koronavirusin.

“Mund të hyjnë në SHBA, të gjithë ata shtetas (shqiptar në rastin tonë) që nuk kanë qëndruar ose udhëtuar tranzit në asnjë prej vendeve të hapësirës Shengen, Britanisë së Madhe, Irlandës, Iranit, Kinës ose Brazilit brenda 14 ditëve të mëparshme (numëruar nga dita që mbërrijnë në Amerikë) para udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara.”-sqarohet në njoftim.

Postimi i Plotë:

Qeveria shqiptare i është përgjigjur të gjithë kërkesave të qytetarëve shqiptar që ishin të detyruar të udhëtonin nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë në këto kohë tepër të vështira të Covid-19. Gjatë muajve të fundit, Ambasada e Republikës së Shqipërisë, ka mbështetur riatdhesimin e mbi 600 qytetarëve nga SHBA drejt Shqipërisë. Duke filluar nga data 15 qershor, fillon gradualisht hapja e fluturimeve me disa vende të Europës. Kjo situatë e rrit mundësinë e udhëtimeve nga SHBA drejt Shqipërisë, tashmë jo vetëm për qytetarët shqiptar por edhe për qytetarët amerikanë. Pas ndërprerjes së fluturimeve në fund të muajit Mars, do rifilloje gjithashtu mundësia e udhëtimeve nga Shqipëria drejt SHBA-ve. Sipas vendimit të Shteteve të Bashkuara për aresye të situatës së krijuar nga Covid-19: “Mund të hyjnë në SHBA, të gjithë ata shtetas (shqiptar në rastin tonë) që nuk kanë qëndruar ose udhëtuar tranzit në asnjë prej vendeve të hapësirës Shengen, Britanisë së Madhe, Irlandës, Iranit, Kinës ose Brazilit brenda 14 ditëve të mëparshme (numëruar nga dita që mbërrijnë në Amerikë) para udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara”. Gjatë muajit qershor, Turkish Airlines dhe Air Serbia do të fillojnë të operojnë me një numër të vogël fluturimesh (2-3 herë në javë) drejt disa qyteteve amerikane dhe në kthim. Sipas rregullave aktuale në fuqi, të gjithë shtetasit shqiptar mbajtës të vizave turistike dhe studentore që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Amerikës, mund të udhëtojnë me këto linja, me një tranzit në Stamboll ose Beograd. Ndërsa qytetarët shqiptar, mbajtës të lejeve të qëndrimit “green card” dhe pasaportave amerikane, nuk kanë kufizim për hyrjen në SHBA nëpërmjet udhëtimeve edhe nga vendet e Evropës. Për shkak të vendimeve që çdo shtet mund të marrë sipas zhvillimeve të situatës së pandemisë, rregullat, datat dhe oraret e fluturimit mund të ndryshojnë shumë shpesh. Për këtë arësye, sugjerojmë që gjatë kësaj periudhe të blini biletat tuaja nëpërmjet agjensive të fluturimit dhe jo nëpërmjet platformave online, me qëllim që të siguroni informacion të saktë e të rifreskuar dhe të keni mundësi të merrni përgjigje ndaj pyetjeve që keni. Duke uruar që situata e Covid-19 të shkojë drejt përmirësimit, mos harroni: ruani distancën, përdorni maskat dhe zbatoni rregullat e higjenës!

Kujtojmë se në Shqipëri që prej fillimit të shpërthimit të virusit janë infektuar  1.590 persona dhe kanë vdekur 36  të tjerë, ndërkohë që në ditët e fundit vendi ynë ka parë një rritje të ndjeshme të rasteve të reja.  Ndërsa SHBA është edhe vendi i parë në botë i goditur më shumë nga virusi me 2,162,228 të infektuar dhe 117,858 vikitma që prej fillimit të pandemisë.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fluturimet shqipëri-shba fluturimet shqipëri-shba

Sondazh

Poll