Aktualitet

OFL-ja zbret në Gjirokastër dhe Berat, kush janë tre subjektet që u kërkohet deklarimi i pasurisë, të dënuar për vrasje

15 Qershor 2020, 08:49 Nga DOSJA
OFL-ja zbret në Gjirokastër dhe Berat, kush janë tre subjektet

TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot në Berat, Kuçovë dhe Gjirokastër, ku u ka dërguar formularin e vetëdeklarimit, tre personave. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për tre persona të dënuar për trafik të lëndëve narkotike dhe për vrasje me paramentin. 

Konkretisht, formularin e ka marrë:

Mario Selamaj, banues në Kuçovë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim

Kastriot Jahupi, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Vrasje me paramendim për shkak të cilësive të veçanta”. Vrasja për të cilën u akuzua Kastriot Jaupi ndodhi në qytetin e Vlorës në vitin 2000, kur ai vrau ish-zyrtarin e policisë, major Ilir Ngersi, tw cilin e qëlloi me armë zjarri.

Qerim Rabaj, banues në Gjirokastër, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Njoftimi i OFL, 15 qershor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– M. S., banues në Kuçovë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim;

– K. J., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Vrasje me paramendim për shkak të cilësive të veçanta”;

– Q. R., banues në Gjirokastër, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kastriot jahupi mario selamaj qerim rabaj kastriot jahupi mario selamaj qerim rabaj

Sondazh

Poll