Aktualitet

I sulmuan kompleksin me kallashnikov, kush është biznesmeni Enver Çaushi, daja i Florianit që mori peng tregtarin për borxh

15 Qershor 2020, 09:12 Nga DOSJA
I sulmuan kompleksin me kallashnikov, kush është biznesmeni Enver

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me biznesmenin Enver Çaushi, i cili rezulton pronar i kompleksit “Eiffel” që u sulmua me kallashnikov mesnatën e kaluar. Mësohet se Çaushi, është xhaxhai i Florian Çaushit, një person me precedent penalë, që është akuzuar për pengmarrjen e tregtarit të identifikuar si Syrja Xheli.

Florian Çaushi është gjithashtu djali i dajës së Elton Deliut, i cili mbeti i vrarë nga një atentat në apartamentin e tij në vitin 2008. Në vitin 2012, Çaushi mori peng Xhelin, dhe prentedonte se ky i funfit, i kishte një borxh prej 20 mijë eurosh kushëririt të tij të ndjerë. Në mungesë të Elton Deliut, që figurinte i vrarë prej katër vitesh, Çaushi kërkonte që Xheli t’ja jepte atij borxhin që i kishte pasur Deliut.

Kështu, në vitin 2012, Florian Çaushi i cili drejtonte një automjet tip “Mercedes-Benz” ka shkuar të takojë Syrja Xhelin dhe i ka kërkuar që të shkonte me të në makinë për ta sqaruar.

Sipas deklarimeve të bëra në atë kohë nga autoritetet, Çaushi, i ka kërkuar Xhelit, të hipte në makinë dhe të shkonin të sqaronin problemin me shtetasin Enver Çaushi, i cili ishte xhaxhai i tij.

Syrja Xheli ka hipur në këtë automjet, por gjatë rrugës i pandehuri Florian Çaushi nuk ka shkuar në drejtim të lokalit të xhaxhait të tij, shtetasit Enver Çaushi por ka marrë një rrugë tjetër pikërisht në drejtim të fshatit të tij Mëzez, për tek lokali i tij i ndodhur në komunën Kashar.

Sapo ka arritur tek lokali, Florjani ka futur makinën brenda, ndërsa i afërmi i tij Elton Dema ka mbyllur qepenin. Më pas, Florjan Çaushi e ka lidhur këmbë e duar Xhelin, e ka rrahur me një shkop bejsbolli dhe nën kërcënimin e një arme zjarri, i ka kërkuar që t’i kthejë borxhin. Nga ana tjetër, Xheli pretendonte se ai i kishte vetëm 1 milion e 500 mijë lekë të vjetra borxh. Pas orësh torturë, Xheli u la i lirë me qëllimin që të kthehej bashkë me paratë, por ai shkoi dhe ngriti padi në polici.

Për pasojë është bërë arrestimi i Florian Çaushit dhe më 13 nëntor u dënua nga Gjykata e Tiranës me 3 milion lekë të vjetra, duke përfituar edhe nga gjykimi i shkurtuar.

Si u vra Elton Deliu?

Elton Deliu është vrarë me 6 plumba në apartamentin e tij ditët e fundit të muajit dhjetor, në vitin 2008. Viktimë në këtë atentat mafioz mbeti dhe nëna e tij, shtetasja Flutura Deliu, e cila në përpjekje për të shpëtuar të birin nga plumbat, është qëlluar nga autorët me një plumb në kokë. Kjo ngjarje ka mbetur ende pa autor.

Çfarë ndodhi një natë më parë në kompleksin “Eiffel”?

Persona ende të paidentifikuar, mesnatën e kaluar shkuan në kompleksin “Eiffel” dhe e sulmuan me breshëri kallashnikovi. Ngjarja pati vetëm dëme materiale, por ende nuk dihet shkaqet apo autorët. Vteë pronari, Enver Çaushi, është shprehur përpara grupit hetimor se autorët duhet të kenë ngatërruar shënjestër, sepse ai vetë nuk pranon të ketë asnjë lloj konflikti.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elton deliu enver caushi florian caushi sulmohet me bresheri kallashnikovi kompleksi eiffel elton deliu enver caushi florian caushi sulmohet me bresheri kallashnikovi kompleksi eiffel

Sondazh

Poll