Aktualitet

Qirinj, ambiente luksoze me pishinë dhe salla moderne dasmash, brenda kompleksit “Eiffel” që u sulmua me breshëri kallash

15 Qershor 2020, 08:47 Nga DOSJA
Qirinj, ambiente luksoze me pishinë dhe salla moderne dasmash, brenda

TIRANË– Fotot që po shikoni vijnë nga kompleksi “Eiffel”, godinë e cila ra pre e një sulmi me kallashnikov mesantën e kaluar.

Dosja.al mëson se kompleksi “Eiffel”, i cili ndodhet përballë Qendrës Tregtare Univers, në rrugën dytësore të autostradës Tiranë- Durrës, është në emër të biznesmenit Enver Çaushi, i cili për momentin e ka pezulluar aktivitetin në QKB.

Siç shihet edhe nga fotot, të publikuara nga vetë faqja e kompleksit në rrjetet sociale, vihet re që bëhet fjalë për një kompleks luksoz, me pishinë dhe salla të mëdha.

Brenda tij janë organizuar edhe dasma, apo festa të ndryshme ku ka pasur të ftuar, këngëtarë dhe personazhë të njohur të shoëbizit shqiptar.

Konkretisht më 8-Mars, që njohet botërisht si festa e Gruas, në këtë kompleks kanë qenë të ftuar këngëtarët e mirënjohur si, Valbona Halili dh Ervin Bushati.

Në foto që ju sjell Dosja.al, bie në sy arredimi modern i ambienteve, me qirinj, lule dhe drita nga më të ndryshmet.

Kompleksi “Eiffel”, u sulmua me breshëri kallashnikovi gjatë mesnatës së kaluar. Ngjarja pati vetëm dëme materiale. Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi me armë, apo se kush fshihet pas tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enver caushi sulmohet me bresheri kallashnikovi kompleksi eiffel enver caushi sulmohet me bresheri kallashnikovi kompleksi eiffel

Sondazh

Poll