Aktualitet

3 persona u shkuan në shtëpi për sqarim, rrihen në sy të fëmijëve çifti i bashkëshortëve në Berat

2 Prill 2019, 08:48 Nga DOSJA
3 persona u shkuan në shtëpi për sqarim, rrihen në sy

BERAT– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Beratit. Çifti i bashkëshorteve, Festim dhe Elida Selika janë rrahur me sende të forta në banesën e tyre nga 3 persona që kishin shkuar për një sqarim.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjeroven të Njësisë Administrative Velabisht, në Berat, në sy të dy fëmijëve të mitur 4 dhe 3 vjeç. Pak përpara se tre personat të shkonin në banesën e familjes Selika, e kanë parë kryefamiljarin Festim Selika duke pirë kafe në një lokal në fshatin Velabisht me nipin e tij, me të cilin ata kanë pasur një konflikt të mëparshëm. Duket se kjo kafe ka qenë edhe “molla” e sherrit që ka ndodhur në banesën e çiftit Selika, ku 3 personat, njëri prej të cilëve bashkëfshatari i tyre, i kanë kërkuar llogari Festimit se pse po pinte kafe me personin që ata ishin në konflikt.

Kështu në debat e sipër ata kanë qëlluar disa herë në kokë Festimin, i cili ka rënë pa ndjenja. Pasi ka ndërhyrë gruaja e tij, Elida ata e kanë goditur edhe atë me gur në kokë dhe pasi e kanë përplasur disa herë në mur, e kanë goditur me shkelma e grushta në trup.

Më pas 3 agresorët janë larguar, Elida ka njoftuar policinë dhe çifti është dërguar me hematoma të shumta në Spitalin Rajonal të Beratit. Gruaja ka marrë 3 çarje të thella në kokë dhe plagë të shumta në trup,ndërkohë që bashkëshorti i saj është në gjendje më të mirë shëndetësore. Duke treguar të gjithë ngjarjen që terrorizoi edhe 2 fëmijët e tyre,çifti Selika kërkon nga shteti që përgjegjësit e këtij agresioni të vihen përballë drejtësisë,pasi ata pohojnë se agresorët e tyre nuk janë arrestuar dhe kjo i bën të ndihen  të  pasigurtë për jetën.

Në lidhje me këtë ngjarje, burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat raportuan se një nga agresorët është arrestuar dhe dy të tjerët po hetohen në gjendje të lirë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet berat elida selika festim selika rrihet cifti i bashkeshorteve ne berat berat elida selika festim selika rrihet cifti i bashkeshorteve ne berat

Sondazh

Poll