Dëmtimi në Apoloni dhe debati për deklaratën e Sgarbit, Margariti flet për herë të parë
15 Qershor 2020, 07:14Nga DOSJA
TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka folur sot për dëmtimin e një prej monumenteve arkeologjike në vend. Në një intervistë në “ABC News”, Margariti u shpreh se dëmtimi ka ndodhur në Parkun Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë dhe shtoi se çështja tashmë i ka kaluar Prokurorisë.
“Gjatë pandemisë ka ndodhur ky akt, sipas hetimeve të policisë është një akt vandal. Ne po vazhdojmë me hetimet, çështje është në Prokurori. Kemi miratuar projektin e restaurimit dhe shumë shpejt do të procedojmë më fillimin e restaurimit”, u shpreh Margariti.
Po ashtu Margariti ka komentuar dhe debatin mes Vittorio Sgarbit dhe arkeologëve shqiptarë për Bylisin. Sipas ministres çështjet të tilla kthehen gjithmonë në zhurmë dhe gishti drejtohet tek institucionet, por sipas saj kjo gjë është vërtetë qesharake.
“Sgarbi ishte në vizitë jozyrtare, u takuam në Galerinë Kombëtare të Arteve. Në fund të ditës na kthen vëmendjen ndaj siteve tona. Gjithmonë e më tepër kërkojmë politika për të rinjtë, të njohin identitetin e tyre, dhe kjo situatë e krijuar mund të lexohet edhe pozitivisht”, tha Margariti.
Javën e kaluar arkeologu Neritan Ceka ka denoncuar dëmtimin e kollonave në Apoloni dhe tha se përgjegjëse për këtë situatë është ministrja e Kulturës Elva Margariti. Ceka u shpreh se ai e kishte adresuar problemin, por nuk kishte marrë përgjigje por tallje. Po ashtu Ceka është përfshirë dhe në një debat me kritikun Vittorio Sgarbi, i cili deklaroi se Bylisi është një qytet grek. Debati u zgjerua më tej, pasi shumë personalitete të fushës në Shqipëri iu kundërvunë Sgarbit dhe akuzonin ministrinë për publikimin e deklaratës së tij.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI– Shifrat e të infektuarve në Shqipëri, vijojnë të thyejnë rekorde, ditë pas dite. Një ditë më parë, zyrtarisht, u shënua numri më i lartë i të inf...
TIRANË– Matirantët do të ulen sot në banka për t’u testuar në lidhje me njohuritë që kanë marrë tre vjeçarin e fundit në lëndën e matematikës. Ata d...
TIRANË– Tirana do të ketë shkëputje të energjisë elektrike ditën e sotme për gjashtë orë.Sipas një njoftimit të publikuar nga vetë OSHEE-ja, bëhet me...
TIRANË- Kontrata koncesionare PPP për shërbimin laboratorik ka nisur nga puna edhe pse pandemia COVID-19 u bë shkak për shtyrjen e pagesave për disa PPP që...
TIRANË– Shkrimtari edhe studiuesi Moikom Zeqo, ish- deputet i Parlamentit Shqiptar gjatë viteve ’90, vetëm gjashtë ditë para se të ndërronte jetë la pas nj...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Shqiptarja.com dhe Panorama.com kanë në faqe të ...
Rubrika “Shihemi në gjyq” në Tv Klan solli ditën e sotme përballjen e nënës me vajzën e saj. Kristina është nënë e tre fëmijëve, por marrëdhënia mes tyre nuk ës...
TIRANË- Dosja.al ka mësuar se një tjetër e prekur nga pandemia e koronavirusi është një edukatore kopështi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se e infektua...