Aktualitet

1521 raste me Covid-19 që nga nisja e pandemisë në Shqipëri, koronavirusi hyri në çerdhe dhe Gardën e Republikës, 7 paci

15 Qershor 2020, 06:36 Nga DOSJA
1521 raste me Covid-19 që nga nisja e pandemisë në Shqipëri,

SHQIPËRI– Shifrat e të infektuarve në Shqipëri, vijojnë të thyejnë rekorde, ditë pas dite. Një ditë më parë, zyrtarisht, u shënua numri më i lartë i të infektuarv e në vendin tonë, plot 57 persona me Covid-19.

Rovena Daja, nga ISHP-ja, përmes një deklarate për shtyp, raportoi se gjatë ditës së kaluar u kryen 362 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, kontakte të para të të infekturve të tjerë, dhe 57 prej tyre rezultuan pozitiv.

Kruja kaloi numrin më të lartë të rasteve ditore, pasi u zbuluan 22 raste, ku 16 prej tyre lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre.

Mes të infektuarve, Dosja.al raportoi se është një edukatore kopështi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se e infektuara kujdeset për fëmijët në një çerdhe tek zona e Tiranës së Re.

Shifrat e të prekurve me koronavirus në Shqipëri shënojnë çdo ditë e më shumë të infektuar. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se deri më tani pozitivë me koronavirus kanë rezultuar 15 persona, megjithatë numri mund të jetë edhe më i lartë pasi nuk kanë dalë të gjitha përgjigjet.

Ndërsa dy persona të tjerë të infektuar, u përkasin forcave të rendit. Njëri prej tyre, i cili është emër i njohur për Dosja.al (për arsye etike nuk e publikojmë emrin), mësohet se është punonjës i Gardës së Republikës dhe shoqëron personalitete.

Efektivi i Gardës kishte më shumë se një javë që kishte shfaqur simptoma por nuk testohej nga autoritetet shëndetësore. Ndaj testin e ka bërë në mënyrë private duke shmangur procedurat e ISHP-së. Pas tij, pozitiv ka rezultuar gjithashtu një tjetër efektiv i Forcave Speciale, gjithashtu një emër i njohur për redaksinë.

57 rastet e reja u përhapën përkatësisht në Tiranë me 14 raste, 9 në Vlorë, 8 në Shkodër, 6 në Lushnje, 2 në Pukë, 1 në Durrës, 1 në Fier. Shumë raste janë kontakte të rasteve të mëparshme, por ka dhe raste të reja për të cilat ka nisur hetimi epidemiologjik.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1044. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 47 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 441 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë. Numri total i të infektuarve, që nga nisja e pandemisë ka shkuar në 1521.

Nga ana tjetër, pas raportimit zyrtar nga Ministria e Shëndetësië, Dosja.al mësoi se të infektuara janë edhe dy specializante tek spitali Francez në Tiranë, i cili ndodhet brenda QSUT-së.

Mësohet se dy specializantet u ishin nënshtruar prej ditësh tamponëve por vetëm dje, përgjigjia e tyre ka qenë pozitive.

Pritet që rasti i tyre të konfirmohet ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë në deklaratën e përditshme në përditësimin e të dhënave për pandeminë në vendin tonë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll