Aktualitet

COVID-19 edhe në çerdhe! Infektohet edukatorja tek Tirana e Re, mjekët i bëjnë tamponin në punë

14 Qershor 2020, 19:48 Nga DOSJA
COVID-19 edhe në çerdhe! Infektohet edukatorja tek Tirana e Re,

TIRANË- Dosja.al ka mësuar se një tjetër e prekur nga pandemia e koronavirusi është një edukatore kopështi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se e infektuara kujdeset për fëmijët në një çerdhe tek zona e Tiranës së Re.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se ajo është testuar për COVID-19 teksa ishte në punë, ndërsa sot analizat e saj kanë dalë pozitive. Nuk dihet se nga është infektuar edukatorja, nëse ka qënë ndonjë nga fëmijët që ia ka transmetuar apo nëse infektimi ka ndodhur jashtë ambienteve të punës.

Gjithashtu nuk dihet ende gjendja e të miturve që frekuentojnë kopshtin, nëse janë prekur nga pandemia, të cilën rrezikojnë t’ua përcjellin edhe prindërve të tyre.

Dita më me shumë raste të të infektuarve në Shqipëri, që prej rasteve të para, është dita e sotme, ku janë shënuar plot 57 persona që kanë rezultuar pozitivë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet cerdhja ne tirane koronavirusi ne tirane tirane cerdhja ne tirane koronavirusi ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Qershor 2020, 16:00

SHIJAK- Në këto foto, të publikuara të premten, nuk ka vetëm propagandë. Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, duke reklamuar punën e tij, ka bërë publ...