Aktualitet

“Servilizmi ndaj të huajve s’është dinjitet….katastrofë”/ Sot ndërroi jetë, fjalët e fundit që la studiuesi Zeqo

15 Qershor 2020, 05:34 Nga DOSJA
“Servilizmi ndaj të huajve s’është

TIRANË– Shkrimtari edhe studiuesi Moikom Zeqo, ish- deputet i Parlamentit Shqiptar gjatë viteve ’90, vetëm gjashtë ditë para se të ndërronte jetë la pas një analizë në lidhje me situatën politike në vend.

Në një intervistë për Report Tv, Zeqo analizoi marrëveshjen e nënshkruar për Reformën Zgjedhore mes palëve politike, dhe u shpreh se kjo është një katastrofë. Ndonëse, në këtë marrëveshje partitë politike ranë dakord për identifikimin biometrik, ndryshimin e KQZ-në apo rrëzuan propozimin për qeveri kujdestare, Zeqo mendonte se klasat tona politike nuk kërkojnë zhvillim.  

Për mua është një katastrofë, pavarësisht anës propagandistike që bëjnë ndërkombëtarët, kjo është një marrëveshje, që ruan përmasat e ndryshimit të kobshëm, që ndodhi në vitin 2008, pasojat tragjike po i ndiejmë edhe sot. Ne nuk kemi një klasë politike që kërkon zhvillim, ne kemi një establishment të vjetër, s’kemi përmasa që të dalin parti të reja, politikanë të rinj. Establishment i vjetër është shumë i fuqishëm. Kundër tyre doli Albin Kurti, që e rrëzuan. Ndërsa, ne në hapësirat shqiptare nuk kemi një politikan që kërkon ndryshime progresive. Unë e shikoj me skepticizëm këtë ngjarje, natyrisht që do të ketë një lloj normaliteti. Për shembull PD do marrë një pjesë të pushtetit vendor. Por kjo marrëveshje nuk zgjidh asgjë. Absolutisht asgjë”, thoshte Zeqo.

Sa i përket ndërhyrjes së ndërkombëtareve, profesori mendonte se ne SHBA-në e kemi një aleat të madh, por nuk ka arsye që të ndikojë në politikën tonë të brendshme

“S’jam në gjendje që ta kuptojë, se si një klasë politike të jetë kaq e përcaktuar nga ndërkombëtarët. S’mundem dot! Habitem, kur dëgjoj që shyqyr që është Ambasada Amerikane, nëse s’do ishte ajo, ne s’do ishim, ndërkohë që ne jemi komb i vjetër. Ne kemi qenë edhe kur s’kemi pasur marrëdhënie më SHBA-n. Amerika është një aleat i madh, por nuk përcakton pjesën e brendshme të kontinuitetit shqiptar. Ky servilizëm ndaj të huajve, s’është dinjitet. Edhe BE është një komunitet kontradiktor në shumë gjëra. Por thelbi është që vota e lirë, edhe përgjithësisht mendimi i pavarur në Shqipëri nuk ekziston. Ne kemi vetëm establishmentin e vjetër që do të vazhdojë për një kohë të gjatë. S’janë problemi vetëm deputetët, por edhe kryetarët e partive që janë mbi 20 vjet. Një nga mrekullitë e Kushtetues Amerikane është kufizimi i mandateve, ndërsa këtu Rama, Berisha, të gjithë kanë mbi 20 vjet,”– përfundoi profesori.

Gjashtë ditë më vonë, mëngjesin e sotëm, Zeqo ndërroi jetë.

Shkrimtari, studiuesi, ish-deputeti në Parlamentin shqiptar në vitet ’90, autori i skenareve për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor, i studimeve arkeologjike dhe të historisë së artit, humbi betejën me leuçeminë akute.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moikom zeqo vdes moikom zeqo  moikom zeqo vdes moikom zeqo 

Sondazh

Poll