Aktualitet

Maturantët japin sot provimin e matematikës, ulen në banka me rregullat e reja pas protestës, sërish manifestim në orën 1

15 Qershor 2020, 06:17 Nga DOSJA
Maturantët japin sot provimin e matematikës, ulen në banka me

TIRANË– Matirantët do të ulen sot në banka për t’u testuar në lidhje me njohuritë që kanë marrë tre vjeçarin e fundit në lëndën e matematikës. Ata do të plotësojnë sot testet, me rregullat e reja që u vendosën nga Ministria e Arsimit, pas protestave që kanë zhvilluar.

Provimi do të zgjasë dy orë e gjysmë, dhe jo dy orë, siç ishte vendosur më parë në rregullore.

Pas provimit, maturantët kanë lajmëruar sërish protestë në orën 13:00.

Maturantët kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit një draft me 10 pika, me shkeljet e pretenduara në provimin e Gjuhë-Letërsisë. Sipas maturantëve përmbajtja e testit nuk korrespondonte me kohën e vënë në dispozicion, ndërsa pretendojnë se pyetjet ishin jashtë programit mësimor.

Ata kërkojnë ripërsëritjen e provimit, pasi sipas tyre pyetjet ishin subjektive dhe niveli i testit ishte mbi mesataren. Njëkohësisht maturantët kërkuan uljen e pikëve për futjen në Universitet dhe uljen e peshës së provimit të Gjuhë-Letërsisë në llogaritjen e pikëve.

Ata janë shprehur se do të vijojnë luftën e tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave që i kanë dorëzuar tek Ministria e Arsimit dhe shtojnë se nuk do ketë bojkot të provimit të matematikës, por as protestat nuk do të ndalen.

Ministrja Besa Shahini në një deklaratë për mediat, u bëri thirrje maturantëve që mos politizohen. QSHA-ja dhe zv/ministrja Goga reaguan pas protestave dhe u theksuan se do tëe zgjasin orën e provimit. Tashmë, nga dy orë që ishte, provimi do të zgjasë dy orë e gjysmë, ndërkohë që u la e hapur mundësia për të parë edhe llogaritjen e pikëve në lidhje me notat.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet matura shetetërore 2020 protesta e maturanteve testi i matematikes matura shetetërore 2020 protesta e maturanteve testi i matematikes

Sondazh

Poll