Aktualitet

COVID-19 hyn në Gardë, politikanët në ankth, infektohen dy efektivë, njëri shoqërues i personaliteteve

14 Qershor 2020, 19:36 Nga DOSJA
COVID-19 hyn në Gardë, politikanët në ankth, infektohen dy

TIRANË–  Shifrat e të prekurve me koronavirus në Shqipëri shënojnë çdo ditë e më shumë të infektuar. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se deri më tani pozitivë me koronavirus kanë rezultuar 15 persona, megjithatë numri mund të jetë edhe më i lartë pasi nuk kanë dalë të gjitha përgjigjet.

Dy prej tyre i përkasin forcave të rendit. Njëri prej tyre, i cili është emër i njohur për Dosja.al (për arsye etike nuk e publikojmë emrin), mësohet se është punonjës i Gardës së Republikës dhe shoqëron personalitete.

Mësohet se efektivi i Gardës kishte më shumë se një javë që kishte shfaqur simptoma por nuk testohej nga autoritetet shëndetësore. Ndaj testin e ka bërë në mënyrë private duke shmangur procedurat e ISHP-së. Pas tij, pozitiv ka rezultuar gjithashtu një tjetër efektiv i Forcave Speciale, gjithashtu një emër i njohur për redaksinë.

Nuk dihet se cila është gjendja shëndetësore e tyre megjithatë nuk përjashtohet mundësia që gjatë gjithë kohës që nuk u është bërë kontrolli, të dy efektivët e Gardës të kenë infektuar ndonjë personalitet të rëndësishëm që kanë shoqëruar. Megjithatë deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar.

Dita më me shumë raste të të infektuarve në Shqipëri, që prej rasteve të para, është dita e sotme, ku janë shënuar plot 57 persona që kanë rezultuar pozitivë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet garda e republikes koronavirusi ne shqiperi garda e republikes koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Qershor 2020, 16:00

SHIJAK- Në këto foto, të publikuara të premten, nuk ka vetëm propagandë. Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, duke reklamuar punën e tij, ka bërë publ...