ME VIDEO/ Ekzekutimi i Bujar Likës në Laç, hoteli u kthye në ‘Far West’, autori me pelerinë policie qëllon me breshër
14 Qershor 2020, 19:51Nga DOSJA
LAÇ– Publikohen pamjet e vrasjes së dyfishtë të Bujar Likës dhe të Paulin Gjergji Markut brenda hotelit “A&A” në Laç. Pamjet tregojnë qartë tre persona të maskuar dhe të veshur me uniformë policie teksa i afrohen hyrjes së hotelit. Të veshur me antiplumb, ata i afrohen objektivit të tyre, i cili ndodhet duke biseduar i qetë me mikun e tij, Markun.
Fillimisht, i pari në dhomë hyn autori, i cili dyshohet se është Kreshnik Tusha! Me kallash në dorë, ai i afrohet objektivit dhe nis të qëllojë. Pikërisht në këtë moment, kundërpërgjigjet edhe Lika, i cili nxjerr armën dhe nis të qëllojë për të mbrojtur veten. I papërgatitur për kundrazjarrin, autori me rroba policie bie në tokë dhe plagoset nga objektivi që ai duhej të eliminonte. Mirëpo edhe pse i plagosur, ai nuk ndalon dhe vijon të qëllojë kundër dyshes që po rezistonte duke u dalë nga “plani”. Për disa sekonda, edhe pse i plagosur ai arrin që të eliminojë objektivin.
Pasi ka ekzekutuar të dy personat, djemtë kapen nga kamera e derës teksa hyjnë në hotel një nga një. Më pas dalin dhe njëri prej tyre, i veshur me xhaketë të verdhë kujdeset që ta marrë shokun e plagosur. Duke e tërhequr zvarrë nga antiplumbi që kishte veshur, ai lë armën e vetë në një vazo lules dhe vendos si prioritet të marrë automatikun me të cilin u vrarë dy personat dhe të plagosurin. Ky i fundit me shumë gjasë ka humbur ndjenjat, pasi në asnjë moment nuk reagon duke e lëshuar veten tërësisht.
Pasi sigurohet se i plagosuri është bashkë me të tjerët, kanë dalë jashtë, një tjetër pjesëtar i grupit futet brenda për të marrë “porosinë”; armën e lënë në vazo. I veshuri me xhaketë blu merr atë që ishte lënë pas dhe del me shpejtësi.. Çdo mendje e pastërvitur, dhe e panikuar nga plagosja e shokut do ta kishte harruar këtë detaj.
Pasi sigurohen që të gjithë në mjet, nisen dhe humbasin në errësirën e natës për të dërguar në shtëpinë e tij, Tushën, i cili do ta kishte desticanionin e dytë në spital. Ndërsa të tjerët nuk dihet ku janë edhe sot…
Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 maj, ku për pasojë, ndërroi jetë në vendngjarje, Bujar (Hasani) Lika, 37 vjeç dhe u plagosën Paulin Gjergji (Marku), 53 vjeç dhe Kreshnik Tusha 21 vjeç. Gjergji (Marku) u transportua në spitalin e Traumës ku vdiq si pasojë e plagëve të marra, ndërsa Tusha shpëtoi pavarësisht plagës së marrë. Ende vijojnë hetimet për kapjen e autorëve, ndërkohë ende nuk dihet se kush ishte shënjestra.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Dosja.al ka mësuar se një tjetër e prekur nga pandemia e koronavirusi është një edukatore kopështi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se e infektua...
TIRANË– Shkrimtari dhe publicisti, Ardian Vehbiu është përfshirë në debatin që është kthyer në kryefjalën e diskutimeve, provimi i Letërsisë së Maturës Sht...
TIRANË– Raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të infektuara nga pandemia janë dy specializante tek spital...
GJIROKASTËR– Një banesë është shkrumbuar në lagjen “Zinxhiria” të Gjirokastrës. Mësohet se banesa është në pronësi të Tafil Tafilit.E gjithë banesa ë...
TIRANË– Disa ditë pas vrasjes së Hekuran Billës në mes të Tiranës, në zonën e Komunës së Parisit vjen reagimi i parë publik nga familjarët e tij. Në media ...
DURRËS– Një ditë pas kapjes së 500 mijë eurove të fshehurave nën kamionin që vinte nga Bari, Prokuroria e Durrësit ka nisur menjëherë hetimet. Hetues...
Aktualitet14 Qershor 2020, 16:00
SHIJAK- Në këto foto, të publikuara të premten, nuk ka vetëm propagandë. Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, duke reklamuar punën e tij, ka bërë publ...
TIRANË– Ditën e sotme moti ishte i qëndrueshëm, me temperatura të larta dhe pa re apo kthjellime. Por pavarësisht se sot ishte një mot i mirë, kujtojmë se ...
TIRANË-Dosja.al publikon sot pjesën e fundit të materialit hetimor të vitit 2009, kur Klodian Taçe, sot kryetar bashkie në Gramsh u përball me akuzë...