
TIRANË– Raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të infektuara nga pandemia janë dy specializante tek spitali Francez në Tiranë, i cili ndodhet brenda QSUT-së.
Mësohet se dy specializantet u ishin nënshtruar prej ditësh tamponëve por vetëm sot përgjigjia e tyre ka qënë pozitive.
Pritet që rasti i tyre të konfirmohet ditën e nesërme nga Ministria e Shëndetësisë në deklaratën e përditshme në përditësimin e të dhënave për pandeminë në vendin tonë.
Në vendin tonë, sot është shënuar rekord i ri me numrin e të infektuarve përgjatë 24 orëve që nga nisja e pandemisë së COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave, ka bërë me dije se sot janë konfirmuar 57 raste të prekur me COVID-19. Sot janë kryer 362.
(k.m./dosja.al)