Aktualitet

Spitali francez në QSUT kthehet në vatër infeksioni, dy specializante pozitive me COVID-19

14 Qershor 2020, 18:03 Nga DOSJA
Spitali francez në QSUT kthehet në vatër infeksioni, dy

TIRANË– Raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të infektuara nga pandemia janë dy specializante tek spitali Francez në Tiranë, i cili ndodhet brenda QSUT-së.

Mësohet se dy specializantet u ishin nënshtruar prej ditësh tamponëve por vetëm sot përgjigjia e tyre ka qënë pozitive.

Pritet që rasti i tyre të konfirmohet ditën e nesërme nga Ministria e Shëndetësisë në deklaratën e përditshme në përditësimin e të dhënave për pandeminë në vendin tonë.

Në vendin tonë, sot është shënuar rekord i ri me numrin e të infektuarve përgjatë 24 orëve që nga nisja e pandemisë së COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave, ka bërë me dije se sot janë konfirmuar 57 raste të prekur me COVID-19. Sot janë kryer 362.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi spitali francez koronavirusi ne shqiperi spitali francez

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Qershor 2020, 16:00

SHIJAK- Në këto foto, të publikuara të premten, nuk ka vetëm propagandë. Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, duke reklamuar punën e tij, ka bërë publ...