Aktualitet

“Paçi faqen e zezë ju të fëlliqur, ai ishte kampion mundje, mori edhe letrat’/ “Shpërthen” daja i Hekuran Billës,

14 Qershor 2020, 17:00 Nga DOSJA
“Paçi faqen e zezë ju të fëlliqur, ai ishte kampion

TIRANË– Disa ditë pas vrasjes së Hekuran Billës në mes të Tiranës, në zonën e Komunës së Parisit vjen reagimi i parë publik nga familjarët e tij. Në media sociale, qarkullon reagimi i ashpër që ka bërë daja i të ndjerit, Kujtim Lleshi për nipin e tij, duke treguar një tjetër version tijin.

Sipas Kujtim Lleshit, Hekuran Billa ka qënë një qytetar shembullor në Londër, ku edhe kishte fituar shumë çmime lidhur me sportin e mundjes. Ndërsa për vrasjen, Lleshi pretendon se nipi i tij thjesht është gjendur në kohën e gabuar në vendin e gabuar dhe këtë e kanë treguar rrethanat lehtësuese sipas tij në Gjykatë.

Ai shkruan gjithashtu se nipi i tij nuk ka lidhje as me akuzat e tjera për trafikim droge, prostitucion dhe shkelje të tjera duke ia vënë fajin media për raportimin e informacioneve të rreme sipas tij.

“Kush ishte Hekuran Billa? Në vitin 1999 emigroi nga qyteti i Kukësit në Londër. Ishte 19 vjeç. Punoi atje por edhe u mor me sportin e mundjes. U shpall dy vite rresht kampion i gjithë Britanisë në mundje. Ishin sot intelektualë e artistë që e përcollën në banesën e fundit… Ishte një fatkeqësi që i ndodhi, por u përlye me fjalët, kontigjent krimi, precedentë penalë, vrasës etj. Paçi faqen e zezë o gazetarë të fëlliqur. Zoti të dhuroftë parajsën nip…,”-shkruan ai.

POSTIMI I PLOTË:

Te vrane per se dyti nipi im i dashur. Ti pate fatin e keq te perballesh me kriminele,dhe humbe jeten por ne patem fatin e keq te degjojme nga mediat lajme te felliqura qe tu ngarkuan ty. Kush ishte Hekuran Billa. Ne Vitin 1999 emigroi nga qyteti i Kukesit ne Londer.Ishte 19 vjeq.Punoi atje por edhe u mor me sportin e mundjes. U shpall dy vite rrjesht kampion i gjith Britanise ne mundje. Ate kohe kur ne nuk e njihnim akoma shijen e dokumentave,Nipi im fitoi qytetarine Britanike.Kjo si rezultat i sjelljes shembullore dhe sukseseve ne sport. Fati i keq i tije qe u ndodh ne vendin e gabuar,ne nje lokal ku u krye nje vrasje. Miku i tij i afert ishte perplasur me nje grup njerezish dhe ate nate rane ne gracken qe ju pregatit….rezultati u vra njeri nga kundershtaret. Nipi im u arrestua dhe u denua se bashku me ate personin qe kreu vrasjen… Si gjithmone qe ne e hame mori denimin maksimal. Une nuk kuptoj se si mund ti vishen nje njeriu,te gjith ato akuza,kur ai ishte ne burg i akuzuar vetem per vrasje. Ku ishte prostitucioni? Po droga? Ku i moren keto informacione… Nipi u lirua me kusht sepse cdo rrethane e lehtesonte….qindra mijra njerez te njohur e panjohur qe moren sot pjese ne varrim e deklaruan sjelljen e tije perfekte…. Ishin sot intelektuale artiste qe e oercollen ne banesen e fundit… Ishte nje fatkeqesi qe i ndodhi,por u perlye me fjalet,kontigjent krimi precedente penale,vrases etj. Jane me qindra qe kane njohur dashamiresine e tije… Por si cdo gje qe eshte ketu paradoks edhe per nipin tim keshtu ndodhi. Paqi faqen e zeze o gazetare te felliqur. Zoti te dhurofte parajsen nip… Faleminderit ju miq qe me ngushelluat….

Hekuran Billa u ekzekutua disa ditë më parë pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare.  Në orën 21:48 të së enjtes,  biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMË X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është vëllai i Prel Markut, Viktori.

Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin. Ndryshe nga sa pretendon daja i tij, Hekuran Billa, sipas rekordeve të Policisë rezulton i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa hekuran billa kujtim lleshi vrasje tek komuna e parisit ekzekutohet hekuran billa hekuran billa kujtim lleshi vrasje tek komuna e parisit

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Qershor 2020, 16:00

SHIJAK- Në këto foto, të publikuara të premten, nuk ka vetëm propagandë. Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, duke reklamuar punën e tij, ka bërë publ...