Aktualitet

Sot temperatura të larta/ Vranësira dhe reshje shiu, ja si do të nis java e ardhshme (FOTO)

14 Qershor 2020, 15:57 Nga DOSJA
Sot temperatura të larta/ Vranësira dhe reshje shiu, ja si do të

TIRANË– Ditën e sotme moti ishte i qëndrueshëm, me temperatura të larta dhe pa re apo kthjellime. Por pavarësisht se sot ishte një mot i mirë, kujtojmë se i gjithë muaji qershor kryesisht karakterizohet nga mot i paqëdrueshëm.

Nga dita e nesërme, java pritet të nis relativisht e paqëndrueshme, me reshje shiu të herëpashershme dhe temperatura që të japin përshtypjen e vjeshtës dhe jo verës. Kështu pothuajse e gjithë java, përveç ditës së premte do të ketë mot me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe intervalet e herëpashershme me diell dhe afatshkurtra.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar, në formën e shtrëngatave stuhive dhe rrebeshit shoqëruar me breshër. Ndërkohë sipas shërbimit Meteorologjik reshjet me këtë intensitet do të jenë kryesisht në relievet kodrinore-malore, ultësira perëndimore reshje kryesisht të dobëta.

“Qershor i paqëndrueshëm dhe temperatura jo të larta ka qenë kryefjala e javës që lamë pas. Por nga sa parashikohet edhe java që presim përpara pritet të të jetë relativisht e paqëndrueshme, me reshje shiu të herëpashershme dhe temperatura me ato që i ngjajnë vjeshtës dhe jo verës. Në këtë mënyrë pothuajse e gjithë java (përjashto këtu ditën e Premte) do të ketë mot me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe intervalet e herëpashershme me diell dhe afatshkurtra. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar; lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave stuhive dhe rrebeshit shoqëruar me breshër. Reshjet me këtë itensitet do të jenë kryesisht në relievet kodrinore-malore (ultësira perëndimore reshje kryesisht të dobta) ndërsa sic u tha edhe më lartë dita e Premte do të ketë mot me kthjellime e vranësira kalimtare.”- thuhet në njoftimin e shërbimit Meteorologjik në Facebook.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti 15 qershor 2020 moti 15 qershor 2020

Sondazh

Poll