Aktualitet

14 Qershor 2020, 16:00 Nga DOSJA

SHIJAK- Në këto foto, të publikuara të premten, nuk ka vetëm propagandë. Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, duke reklamuar punën e tij, ka bërë publik një shkelje ligjore që mund t’i kushtojë, jo vetëm karrierën.

Bashkë me Arbanën në foto shfaqet Shpresa Domi, një emër jo i panjohur për publikun po as për pozicionin e nënënkryetares së Bashkisë së Shijakut. Ajo është emëruar aktualisht në detyrë, por nuk e ka për herë të parë. Domi ka qenë nënkryetare e Bashkisë deri në 2 korrik 2018, kur ish-kryetari e pushoi nga puna.

Shkarkimi ndodhi për shkak të ligjit rë dekriminalizimit. Domi nuk kishte deklaruar një dënim për kontrabandë në vitin 2006. Prokuroria e zbuloi fshehjen dhe e çoi çështjen në Gjykatë për tu dënuar me 6 muaj burg. Me pranimin e dënimit iu ulën 2 muaj, por në Gjykatën e Apelit, dënimi u konvertua në 60 ditë punë komunitare në Bashkinë e Durrësit.

Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Kokomani, është detyruar nga departamenti u administratës publike (DAP) me një shkrese të 19 qershorit 2018 ta largojë nënkryetaren.  Në fillim, i ka kërkuar dorëheqjen, por, pasi Domi nuk pranoi, e shkarkoi.

Pa kaluar ende 2 vjet nga shkarkimi, i kërkuar nga DAP dhe i ekzekutuar nga Kokomani, Elton Arbana e ka kthyer në detyrë, megjithëse shkresën e shkarkimit e ka në dosjet e Bashkisë.

Riemërimi në detyrë pasi vetëm 4 vjet më parë është dënuar me vendim të formës së prerë, për një shkelje të konstartuar nga Prokuroria, të konfirmuar nga Gjykata dhe DAP, është shpërdorim detyre.

Elton Arbana, duke tentuar të rehabilitojë Shpresa Domin, ka ekspozuar veten para ligjit. Gjithmonë nëse Prokuroria nuk është në karantinë.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia shijak elton arbana shijak shpresa domi bashkia shijak elton arbana shijak shpresa domi

Sondazh

Poll