Aktualitet

Tenderi korruptiv 60 mln dollarë/ Arrestohet përfaqësuesi i Ilir Dedjas, Delish Nguwaya

14 Qershor 2020, 14:40 Nga DOSJA
Tenderi korruptiv 60 mln dollarë/ Arrestohet përfaqësuesi i Ilir

AFRIKË– Policia ka arrestuar aleatin e lartë të Presidentit Emmerson Mnangagwa, Delish Nguwaya duke e akuzuar atë për mashtrim, ndërkohë Nguëaya është një njeri i njohur për shqiptarin Ilir Dedja

Dedja njihet ndryshe si “njeriu-hije”  i inceneratorëve të përpunimit të mbetjeve, ndërkohë që mbi mbi të janë ngritur shumë dyshime për afera korruptive. Me emrin e vërtetë Klodian Mërtiri, 51-vjeçari shqiptar po përballet me probleme seriozenë Zimbabve, vendin afrikan Afrikan, ku biznesmeni shqiptar prezantohet me emrin Ilir Dedja.

Nga raportimi i mëparshëm i Dosja.al u tregua se përfaqësuesi i kompanisë së tij, Delish Nguvaya, një biznesmen nga Zimbabvja, i dënuar më parë për pastrim parash, është vënë nën pranga, në vijim të hetimeve të nisura për tenderin 60 milionë euro të fituar nga “Drax SAGL” e Klodian Mërtirit, për furnizimin me aparatura mjekësore dhe medikamente kundër Covid-19.

Tenderi korruptiv me prej 60 milionë dollarë është në qendër të vëmendjes për shumë media ndërkombëtare , duke e vendosur në shënjestër kompaninë “Drax SAGL” të shqiptarit, Ilir Dedja.

Lajmi është bërë me dije nga autoritetet e Zimbabves, se kanë arrestuar gjatë fundjavës  përfaqësuesin vendor të Ilir Dedjas, Dalish Nguvaya.

Ky biznesmen afrikan dyshohet se është përfshirë një skeme për përfitime të parregullta në tenderat për aparatura mjekësore dhe medikamente kundër Covid-19, për llogari të kompanisë “Drax International” të atij që në Zimbave njihet si Ilir Dedja. E ndërkohë autoritetet e shtetit afrikan dyshojnë se Dalish Nguvaja ka shfrytëzuar lidhjet e tij me Kollins Mnangagva, djali i Presidentit të vendit, Emmerson Mnangagva, për përfituar tenderin 60 milionë dollarësh.

Burimi: bulawayo24

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet delish nguwaya ilir dedja zimbabve delish nguwaya ilir dedja zimbabve

Sondazh

Poll